Rajoni

Kosova merr vendim/ Transporti urban do të jetë falas për një muaj, duke filluar nga nesër

Ahmeti ka thënë se të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me autobusa. 
Featured image of article: Kosova merr vendim/ Transporti urban do të jetë falas për një muaj, duke filluar nga nesër Foto ilustruese

PRISHTINË-Qarkullimi me autobusa Urban në do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës për një muaj rresht, duke filluar nga dita e nesërme.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook. Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se të gjitha rregullat dhe masat mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me autobusa.

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, ku vendim është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është miratuar nga kuvendi komunal i Prishtinës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment