DiasporaRajoni

Kosova liron masat anti-Covid, hapen barët, restorantët, nxënësit kthehen në bangat shkollore  

Masat në Kosovë janë liruar për shkak të uljes së rasteve me Covid në vend. 
Featured image of article: Kosova liron masat anti-Covid, hapen barët, restorantët, nxënësit kthehen në bangat shkollore   Arben Vitia

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka liruar disa nga masat anti-Covid në vend. Telegrafi shkruan se masat e hequra i ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Masat në Kosovë janë liruar për shkak të uljes së rasteve me Covid në vend. 

Masat e hequra: 

Restorantet do të qendroujnë hapur deri në orën 22:00 dhe më pas mund të bëjnë vetëm shërbim me vete.

 Baret do të qendrojnë hapur deri në orën 22:00.

Kufizimi i lëvizjës do të vazhdojë të jetë i njëjtë ku nga ora 22:30 deri në 05:00 nuk do të lejohet lëvizja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Institucionet publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit do të vazhdojnë mësimin në shkolla duke respektuar të gjitha masat e distancimit dhe higjenës. 

Konviktet do të lejohen vetëm me 1 student në dhomë.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 101.517 persona me Covid, ndërsa 2.072 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment