Sport

Spektakël mes Anglisë dhe Kosovës, ‘dardanëve’ nuk u mjafton Muriqi dhe Berisha

  • Shqipëria madhështore në ‘Elbasan Arena’, shkatërron Islandën me 4 gola (FOTO)
  • Ishte Valon Berisha ai që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare duke zhbllokuar që në minutën e parë rezultatin.
    Featured image of article: Spektakël mes Anglisë dhe Kosovës, ‘dardanëve’ nuk u mjafton Muriqi dhe Berisha Muriqi dhe Berisha
    Përditësuar:

    ANGLI- Sfida mes Kosovës dhe Anglisë ka qenë një spektakël i vërtetë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 5 me 1 për “tre luanët”. Ishte Valon Berisha ai që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare duke zhbllokuar që në minutën e parë rezultatin.

    Por Anglia është përgjigjur menjëherë, jo me një gol por me 5 të tillë. Serinë e golave për anglezët e hapi, Stërling. Pak minuta më vonë ishte Kejn ai që më një kundërsulm përmbysi rezultatin.

     

    Më pas ishte Vojvoda ai që shënoi një autogol duke i lënë vendin dhe dy golave të Sanços. 5 me 1 është mbyllur kjo pejsë e parë dhe pritet që spektakli të mbizotërojë dhe në të dytën.

    Me nisjen e pjesës së dytë Kosova ka nisur vrullshëm duke shënuar dy gola për 5 minuta. Ka qenë një asist nga Muriqi dhe Berisha ka shënaur golin e tij të dytë.

    Më pas vet Muriqi ka trefishuar shifrat me penallti. Loja ka vijuar kur skuadrat kanë kërkuar sërish golin. Kejn gjuajti një penallti dhe nuk e shëndrroi dot në gol. Kosova nuk mundi që të shkonte më shumë se 3 gola dhe Anglia rrëmbeu fitoren e radhës. 5 me 3 u mbyll kjo ndeshje e vlefshme për Euro 2020. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment