Rajoni

“Kosova është pjesë e Serbisë”/ Ambasadori rus në Beograd: Isha korrekt, Kosova nuk është fare shtet

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta dhe duke e parë një gjë të tillë, Harchenko ka reaguar sërish.
Featured image of article: “Kosova është pjesë e Serbisë”/ Ambasadori rus në Beograd: Isha korrekt, Kosova nuk është fare shtet Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko

SERBI- Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, ka deklaruar pak ditë më parë se Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta dhe duke e parë një gjë të tillë, Harchenko ka reaguar sërish.

Sipas ambasadorit Harchenko nuk ka asgjë të gabuar në deklaratat e dhëna dhe se një qëndrim i tillë është ‘korrekt’.

“Lidhur me sulmet e Prishtinës për shkak të deklaratave të mia rreth shtetësisë së rreme. Konsideroj që është e nevojshme që të specifikohet. Kosova nuk është fare shtet. Është pjesë e pandashme e Serbisë në pajtim me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244. Pra ky është plotësisht një qëndrim korrekt”, pretendon ambasadori rus.

(a.m./dosja.al)

Një Koment në ““Kosova është pjesë e Serbisë”/ Ambasadori rus në Beograd: Isha korrekt, Kosova nuk është fare shtet

  1. Ruset paskan dale nga binaret… Kosoven e kane njohur mbi 100 shtete te OKB-se, ka investuar Be, USA e Okb e ky ambasador thote qe Kosova nuk eshte shtet?!

Shto Koment