Rajoni

“Kosova është e pavarur”/ Vuçiç flet për qëndrimet e SHBA-së: Ardhja e Biden në pushtet nuk ka asnjë përfitim për Serbinë 

Në një deklaratë për mediat, ai komentoi fjalët e Kreut të Komisionit për Punë të Jashtme të Shtëpisë Amerikane të Përfaqësuesve, Eliot Engel, i cili tha se Kosova është e pavarur dhe kjo gjë është fakt i kryer.
Featured image of article: “Kosova është e pavarur”/ Vuçiç flet për qëndrimet e SHBA-së: Ardhja e Biden në pushtet nuk ka asnjë përfitim për Serbinë  Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presdenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka fulur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për pavarsinë e Kosovës. Në një deklaratë për mediat, ai komentoi fjalët e Kreut të Komisionit për Punë të Jashtme të Shtëpisë Amerikane të Përfaqësuesve, Eliot Engel, i cili tha se Kosova është e pavarur dhe kjo gjë është fakt i kryer. Në lidhje me këtë deklaratë ai tha se qendrime të tilla nuk i leverdisin Serbisë. Më tej, ai tha se këtë qëndrim nuk e ka vetëm Engel por e gjitha Amerika dhe administrata Biden. Ai gjithashtu tha se kjo është arsyeja që ai, (Vuçiç) nuk ka dashur ardhjen e Administratës Biden në pushtet.

“Nuk është vetëm Engel, të gjithë e thanë këtë. Tani mund të shihni se sa kam pasur të drejtë, kur kam folur disa javë më parë, duke mos fshehur asgjë, pa simpati personale (për zgjedhjet e SHBA). Qëndrime të tilla nuk i konvenojnë Serbisë. Serbia duhet të kujdeset, sepse ata janë njerëz të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të përgjigjet në një mënyrë të përgjegjshme dhe serioze,” tha ai.

Në mbledhjet onlinë që u bë për Ballkanin Perëndimor, nga SHBA-ja, Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel ka deklaruar se Adminstrata Biden duhet që të rikrijoj marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha se Kosova është e pavarur dhe se Serbia është e detyruar që ta pranoj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden duhet t’i rikrijojë marrëdhëniet me Kosovën në kushtet e saj. Kosova është e pavarur, kjo nuk do të ndryshojë dhe se nuk ka hapa prapa, dhe se Serbia do të duhet të njohë Kosovën”,ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment