Rajoni

Kosova drejt rinumërimit të votave? Pas PDK-së dhe Nisma dhe LDK pretentojnë parregullësi

LDK pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së, prandaj nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.
Featured image of article: Kosova drejt rinumërimit të votave? Pas PDK-së dhe Nisma dhe LDK pretentojnë parregullësi Logo e LDK

KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar sot rinumërim të votave. LDK pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së, prandaj nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.

Kështu ka deklaruar për Express, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi. “Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Fjala është për një gabim teknik por që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive. Ne kemi kërkua me u rinumërua votat edhe me u përshkrua në formularët e rijnë”, ka deklaruar anëtari i shtabit zgjedhor të LDK-së, Florian Dushi.

Përveç LDK-së në PZAP është ankuar edhe Nisma e Fatmir Limajt. Tashmë janë bërë tre parti që kërkojnë rinumrimin e votave, për shkak të parregullësive, PDK, LDK dhe Nisma.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment