Sherr për disa degë ullinj, kërcet arma në Fushë Krujë. Vdes në spital i plagosuri, Policia kërkon autorin
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u plagos dhe vetë 9 Gusht, 22:55 Xhaxhai v...
Sërish zjarr në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të m&eu...
Donald Trump FBI kontrollon shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago dhe sekuestron disa dokumente 9 Gusht, 08:59 ...
Kosovë-Konflikti Kosovë-Serbi është zvarritur për dekada të tëra. Më shumë se njëzet vjet pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999 për t’i dhënë fund trajtimit brutal të Serbisë ndaj shqiptarëve, dhe më shumë se një dekadë pas shpalljes së pavarësinë në vitit 2008, Beogradi dhe dhjetëra shtete, përfshirë pesë shtete anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende zyrtarisht e konsiderojnë Kosovën si një provincë të shkëputur. Derisa, Serbia dhe Kosova të pajtohen, të dyja vendet do të pengohen në rrugën drejt anëtarësimit në BE e Kosova gjithashtu edhe në OKB dhe në NATO. Ndërkohë, Beogradi vazhdon ende të ushtrojë ndikimin e tij të padëshiruar në territorin e Kosovës
Anëtarësimi në Aleancën Veriore-Atlantike, e njohur si NATO, ka qenë dhe mbetet ambicie e Kosovës, institucionet e së cilës do të vazhdojnë ta trasojnë rrugën për të realizuar këtë ambicie deri në fund.
NATO ka një prezencë të forcave paqeruajtëse KFOR, në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Kosova ka raport të mirë me NATO-n dhe ky raport është ndërtuar përmes Ekipit Këshillëdhënës dhe të ndërlidhjes i NATO-s (NALT), i cili funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes në FSK dhe institucionet Kosovare punojnë me ta në baza të rregullave ditore. Programi tjetër është ndërveprimi i zgjeruar, në të cilin Kosova, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes, ka përfituar në vazhdimësi prej programeve të NATO-s. Por partneriteti i Kosovës me NATO-në nëpërmjet projekteve të ndryshme nuk sjell dobitë e Anëtarësimit të plot të Kosovës. “Është një bashkëpunim ndoshta më teknik që ekziston përmes atij partneritetit të pjesshëm që NATO ia ka ofruar Kosovës, por ky është një partneritet që nuk premton thuajse asgjë.
Tejkalimi i barrierave ekzistuese politike për mosnjohjen nga 4 shtete të NATO-s nominalisht do të shpinte në drejtim të hapjes së rrugës për anëtarësim të Kosovës në NATO. Megjithatë, edhe pse Kosova do të mund të kishte kapacitete për t’i plotësuar kushtet në rast se ato do të ishin të përafërta me udhërrëfyesin e shteteve fqinje, probleme të natyrës tjetër do të mund të shfaqeshin. Do të mund të vërehej një disponim jo shumë i madh i ca shteteve anëtare të NATO-s që ta pranojnë faktin se Serbia do vijojë pozicionin kundër anëtarësimit (si i tillë parashihet të mbetet) ndërkohë që Kosovës i ofrohet një rrugëtim i tillë.
Një problem tjetër është se NATO e ka ndërlidhur bashkëpunimin me Kosovën edhe me rezultatin e dialogut me Serbinë, i cili aktualisht është i bllokuar, si dhe mosnjohja e Kosovës nga 4 vendet anëtare të NATO-s, i ka sjellë vendit shumë probleme. Që një vend të anëtarësohet, nevojitet që parlamenti i secilit shtet anëtar të NATO-s të miratojë një protokoll aderimi në të cilin zotohet të mbrojë integritetin territorial të shtetit të ri anëtar. Kosova aplikoi për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe në vitin 2012, katër vjet pasi shpalli pavarësinë e saj nga Serbia dhe të njëjtin vit që përfundoi edhe mbikëqyrja e Kombeve të Bashkuara mbi Kosovën. Në atë kohë, Kosova nuk u pranua për arsye që mbeten të njëjta pothuajse një dekadë më vonë. Çdo shtet anëtar i NATO-s ka të drejtën e vetos, gjë që e bën të pamundur që Kosovës t’i jepet një Plan Veprimi për Anëtarësim i cili përcakton hapat e nevojshëm që një vend të bëhet përfundimisht një anëtar i plot i NATO-s. Është e vështirë për këto shtete ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në mungesë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Mungesa e progresit në mes të NATO-s dhe Kosovës nuk është vetëm për shkak të Aleancës, por edhe për shkak të paaftësisë së institucioneve të Kosovës që të ecin përpara. Deri më tani ka pasur vetëm një kërkesë zyrtare nga qeveria e Kosovës në vitin 2016 për të forcuar lidhjet me Aleancën: aplikimi për ‘bashkëveprim të zgjeruar’. Një raport i publikuar nga instituti hulumtues i Kosovës “Demokracia për Zhvillim” (Democracy for Development) në dhjetor të vitit 2020 argumentoi se Kosova duhet të ecë përpara në tri fusha kryesore, nëse dëshiron të shënojë progres drejt anëtarësimit në NATO.
Pika e parë është zbatimi i reformave për ta rritur respektimin e sundimit të ligjit dhe për t’i shtuar përpjekjet kundër korrupsionit dhe pavarësisë gjyqësore, thuhet në raport. Kosova gjithashtu ka nevojë të rekrutojë më shumë diplomatë dhe ekspertë të çështjeve të jashtme sepse dialogu i vazhdueshëm i ndërmjetësuar nga BE-ja, i cili ka si synim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është një prioritet konstant, duke lënë pas dore aspekte të tjera të rëndësishme të punëve të jashtme, sipas raportit. Në fund, Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të bëhen më shumë një forcë ushtarake shumetnike, thuhet në raport.
Çfarë do të thotë për rajonin anëtarësimi i Kosovës në NATO?
Përgjegjësia kryesore e KFOR-it për garantimin e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë duhet t’i bartet gradualisht FAK-ut (Forcat e Armatosura Kosovë) në pajtim me përparimin që do të shënojë Kosova në procesin e integrimit në NATO. Përveç kësaj, FAK-u duhet të punojnë ngushtë me KFOR-in për të marrë gradualisht përgjegjësitë nga KFOR. Mirëpo, para tërheqjes së KFOR-it, duhet të bëhet përcaktimi, përkatësisht demarkacioni i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, qoftë nën ndërmjetësimin e BE-së, qoftë të NATO-s. Një marrëveshje e tillë, për të cilën QKSS-ja vlerëson se është e mundshme, do të shpinte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është edhe hapi kryesor për normalizimin e marrëdhënieve.
(A.T/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË- Babai i nxënësit të plagosur në sulmin e autobusit në Gllogjan, ka treguar se djali i tij është zgjuar.Me anë të një postimi në Facebook ai ka prek...
SERBI- Kryetari i lëvizjes serbe “Oslobodjenje”, Mlljadin Gjorgjeviç nuk është i mendimit se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiç në Rusi,...
28 Nëntori edhe këtë vit, në Shtetet e Bashkuara e Kanada erdhi me një serë aktivitetesh për nder të Ditës së Flamurit – 109 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë s...
BOSNJË-HERCEGOVIN- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, i tha Radios Evropa e Lirë se Uash...
KOSOVË- Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas refuzimit të vizitës nga ana e Serbisë të katër ministrave në Luginën e Preshevës. Sipas Sinan...
SPANJË- Policia spanjolle ka arritur të godasë bandën famëkeqe neo-naziste të ‘Boixos Nois’, e cila përbëhej nga një grup huliganësh që mbështetin klubin e...
KOSOVË- Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ka rrëfyer në emisionin A23 në ATV se 16 vjecari nga Gllogjani, q...
HOLLANDË- Rreth 600 pasagjerë mbërritën në aeroportin e Amsterdait në dy fluturime nga Afrika e Jugut iu desh të prisnin me orë të tëra për të bërë testet ...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një raport për sulmin e autobusit në Gllogjan. Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.Poli...
BRUKSEL– Kryediplomati evropian, Joseph Borell ka reaguar pas krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë 3 per...