LIVE UPDATES
Bota

Kosova 12 vjet shtet, politologu serb nuk kursen urimet: Paçi fat, Kurti të mos përsërisë gabimet e të shkuarës

17 Shkurt 2020, 12:39 Nga DOSJA
Kosova 12 vjet shtet, politologu serb nuk kursen urimet: Paçi fat, Kurti

TIRANË– Në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në një reflektim të marrëdhënieve midis Kosovës, Serbisë dhe trashëgimisë së luftës, Milos Ciric paralajmëron se gabimet e kaluara nuk duhet të përsëriten nga Kosova nën udhëheqjen e Kurtit. E hëna shënon 12 vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj pas një lufte të gjatë me Serbinë dhe vitet e adoleshencës së Kosovës fillojnë me shpresa të mëdha tani që Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër. Kurti, megjithëse një fytyrë e njohur, përfaqëson një fillim të ri për Kosovën. As ai e as partia e tij, Vetëvendosje, nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet në nivel të shtetit. Ai u zgjodh me një agjendë që shumë prej mediave kryesore serbe e kanë quajtur “nacionaliste” dhe “populliste”. Por, në kontekstin e historisë së fundit të Kosovës, kjo nuk është vetëm e gabuar, por është edhe poshtëruese për kosovarët që me përfundimin e zgjedhjeve të 6 tetorit e çuan partinë e tij në vend të parë. “Nacionalizmit” të Kurtit nuk duhet t’i jepet një ekuivalencë e rreme me nacionalizmin e Presidentit serb Vuçiq. Kjo vetëm ushqen narracionin që Serbia dëshiron ta mbajë: që të gjithë duhet të fajësohen për atë që ndodhi gjatë viteve 1990. Jo të gjithë “nacionalizmat” në Ballkanin Perëndimor janë të njëjta, shumë prej tyre – të paktën fillimisht – ishin një reagim ndaj agresioneve të Serbisë dhe katër luftërave që ajo drejtoi nën Slobodan Milosheviqin.

Në fjalimin e tij të parë në Parlament, Kryeministri Kurti me të drejtë tha që qeveria e tij është “e gatshme të padisë Serbinë për gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë.” Ai gjithashtu premtoi “reciprocitet të plotë në marrëdhëniet me Serbinë” dhe njoftoi se ai ishte gati për të “udhëhequr dialogun”. Tani që Kurti drejton Qeverinë, Presidenti Thaçi më në fund mund të kufizohet në detyrat e tij të parashikuara në Kushtetutë, të cilat janë kryesisht ceremoniale. Thaçi është parë prej kohësh si Alpha dhe Omega e politikës së Kosovës, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë. Shpresojmë që, për hir të Kosovës, kjo do të ndryshojë. Me Qeverinë e re, Kosova ka një mundësi që të shpëtojë nga sundimi i atyre që kanë krijuar mbështetje publike për politikat vdekjeprurëse dhe trashëgiminë që nga vitet 1990, siç është rasti me shumë shtete fqinje të Kosovës. Kjo për faktin se Kurti është i veçantë në krahasim me shërbyesit publik të Ballkanit – dikush që vuajti gjatë luftës, jo një kriminel apo kriminel i dyshuar i luftës, një përkrahës i luftës ose një hajdut i rëndomtë.

Në anën tjetër, kryeministri i ri i Kosovës nuk duhet të bëjë premtime të cilat nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij e re ka obligim moral të bëjë saktësisht atë për të cilën ai është zotuar, ose Kurti do të bëhet një udhëheqës tjetër i Kosovës që pështyn në fytyrat e shumë jetëve vetëm për të shënuar pikë të vogla politike, si  Presidenti aktual Thaçi, i cili gjithashtu premtoi proces gjyqësor në shumë raste. Dërgojeni Serbinë në gjyq për gjenocid dhe krime lufte kundër popullit tuaj, zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë. Siç kam shkruar për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, për më shumë se 50 vite qytetarët e Kosovës i janë nënshtruar racizmit, diskriminimit, poshtërimit dhe degradimit sistematik nga Serbia me miratimin e heshtur të të gjitha ish- republikave të tjera jugosllave.

Kjo pastaj u pasua me një fushatë gjenocidiale në tërësi, e organizuar nga Serbia e Millosheviqit, e cila u përpoq të shkatërronte tërë kombin. Nëse nuk do të ishte për fushatën e NATO-s në 1999, popullsia e Kosovës do të ishte edhe më e zhvlerësuar sesa sot. Kosovarët brez pas brezi duhej të pranonin fatin e tyre të pashmangshëm: të ishin subjekt i mëshirës së të tjerëve. Ndërsa festojmë 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dhe argumentojmë pse Kurti ka të drejtë të padisë Serbinë për krimet e saj, le të kujtojmë të paktën dy nga shumë prej atyre që me dëshirë dhe pa dëshirë kanë vdekur për Pavarësinë e Kosovës – 20-vjeçari Asllan Pireva dhe shoku i tij 19 vjeçar Naser Hajrizi. Pireva dhe Hajziri ishin dy studentë të vrarë nga policia serbe më 2 prill 1981, gjatë demonstratave kundër politikave shtypëse serbe ndaj Kosovës. Në ditën e vdekjes së tyre, Albin Kurti ishte gjashtë vjeç. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë ai përsëriti të njëjtën parullë si Hajrizi dhe Pireva – “Kosova Republikë!” – në një demonstratë tjetër studentore kundër Serbisë. Por, pavarësisht shumë vështirësive të cilat ai hasi nga regjimi i Millosheviqit – Kurti u burgos nga 1999 deri në 2001 dhe rregullisht rrihej dhe torturohej – ai mbijetoi. Dhjetëra mijëra kosovarë nuk ishin aq “me fat”, ndërsa të luhet fatin e tyre tragjik duke ngritur çështje si të padisë për Serbinë, dhe më pas të mos vazhdohet tutje, do ta diskreditonin Kurtin dhe do të nënvlerësonin tërë agjendën e tij. Mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë, u dhunuan ose u detyruan të largohen nga atdheu i tyre dhe të jetojnë në internim gjatë viteve 1990. Shumë janë akoma të pa llogaritur. Kjo përfshin fëmijë, gra dhe burra – civilë, të cilët u vranë pa dallim por në mënyrë metodike. .

Ne e dimë kush e ekzekutoi këtë, skuadrat e vdekjeve të Serbisë, të cilat përfshinin formacione ushtarake, policie dhe paramilitare. Ne e dimë se kush e parashikoi dhe e organizoi këtë, udhëheqja e Serbisë nën Millosheviqin. Ne e dimë se kush e mbronte këtë, shumë prej zyrtarëve aktualë të Serbisë, përfshirë Presidentin Vuçiq. Ne gjithashtu e dimë se kush i mbështeti të gjitha këto: Shumica e popullatës së Serbisë, e cila i dha mbështetje Millosheviçit në çdo hap të rrugës, ashtu siç ata bëjnë sot me Aleksandar Vuciqin. Në zgjedhjet presidenciale të shtatorit 2000, në pikën e tij më të ulët, Millosheviqi ishte ende i mbështetur nga pothuajse 2 milion votues. Nënvlerësimi i përgjegjësisë së qytetarëve të Serbisë për mbështetjen e këtyre politikave vdekjeprurëse për dekada duhet të shuhet. Thuhet se serbët janë detyruar disi të marrin këto vendime, se ata janë të informuar keq, të varfër dhe të shantazhuar – se asnjë përgjegjësi nuk i përket kolektivit. Ky këndvështrim relativist është i turpshëm dhe i dëmshëm për viktimat dhe familjet e tyre, përfshirë serbët që pësuan gjatë luftës. Serbia kurrë nuk u mbajt përgjegjëse për mizoritë e kryera, kjo është arsyeja pse zyrtarët dhe qytetarët e Serbisë vazhdojnë të shprehin lirshëm racizmin e tyre ndaj kosovarëve.

Ngacmimi i Kosovës nga Serbia vazhdon vazhdimisht nga Vuçiq, media e tij, qeveria e tij dhe opozita e tij. Ndoshta më e rëndësishme, helmi ekziston në shkollat serbe, është një pjesë e pandashme e jetës publike serbe, që shfaqet kudo nga kultura deri në sport. Këto qëndrime raciste ndaj kosovarëve akoma shprehen hapur si nga qeveria ashtu edhe nga qytetarët e Serbisë. Ju mund t’i shihni ato çdo ditë në faqet e para të gazetave, në librat shkollorë, dhe në çdo predikim në Kishat Ortodokse Serbe, shtylla e kohës së luftës të Millosheviqit. Për shkak të kësaj, nuk është për t’u habitur që serbët e Kosovës, gjithashtu viktima të këtyre politikave të njëjta, vazhdojnë ta ushqejnë këtë trashëgimi dhe të mbështesin pasardhësit e Millosheviqit. Dikur argumentova se politikat naziste të Serbisë ndaj Kosovës në thelb kanë qëndruar të njëjta për tre dekadat e fundit: Kosova është koloni e Serbisë, nuk janë kryer krime (përveç krime kundër serbëve), nuk ka nevojë për pendim, drejtësi, dëmshpërblim apo kërkim-falje të çfarëdo lloji nga Serbia ose njerëzit e saj. Por në Serbinë bashkëkohore, të thuash të vërtetën rreth shkatërrimit që shteti serb u ka sjellë miliona njerëzve jo-serb konsiderohet si propagandë anti-serbe. Sjellja zyrtare e Serbisë mbetet e njëjta, dhe ndjekë rrugën e regjimit të Millosheviqit: Nuk do të ketë përjashtime kur bëhet fjalë për krimet që ka bërë Serbia. Të gjithë serbët duhet të pajtohen me këtë narrativë të fabrikuar: që serbët, dhe vetëm serbët, janë viktimat, se të drejtat e serbëve janë të kërcënuar në çdo kohë, në Kosovë, në Bosnje, në Kroaci dhe së fundmi, në Mal të Zi. çdokush që thotë ndryshe është një tradhtar, një mercenar i huaj, një anti-serb. Gjithë kjo është problem i Serbisë, jo i Kosovës. Por Kosova nuk duhet ta bëjë Serbinë të ndjehet më mirë duke falur dhe harruar viktimat e saj të panumërta. Kurti ka të drejtë të mos i mbulojë plagët ende të hapura duke i kthyer një sy të verbër asaj që u është bërë njerëzve që ai drejton sot. Përkundrazi, Kosova, siç ka sugjeruar Kurti, duhet të jetë në të njëjtën kohë me Serbinë, dhe me të gjithë të tjerët. Kosova nuk është më koloni e askujt.

Kjo gjithashtu duhet të pranohet nga përkrahësit e Kosovës, veçanërisht nga BE dhe SH.B.A., të cilët duhet të ndalojnë poshtërimin e Kosovës me kërkesat e tyre të pafund, të cilat kërcënojnë të bllokojnë njerëzit e Kosovës brenda një getoje edhe një herë. Ka ardhur koha që Perëndimi ta respektojë Republikën e Kosovës ashtu siç do të ishte çdo shtet tjetër sovran, ashtu siç ata respektojnë shtetin e tyre. Le të mbesim me shpresë se fëmijëria e gjatë e traumatike e Kosovës do të përfundojë se shpejti, duke uruar që vitet e ardhshme te Kosovës të jenë pa ankth dhe me një rritje të vazhdueshme, që do ta çojnë të gjithë popullin e Kosovës drejt një shoqërie të hapur, të shëruar, të bashkuar dhe me prosperitet shoqëror. Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë, dhe paç fat!

Miloš Ćirić është një shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Ai mbanë diplomën e masterit në studime për media nga School of Media Studies në The New School University , New York City, dhe diplomën e bachelor në shkenca politike nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, Serbi.

Qëndrimet e shprehura në këtë artikull shfaqin opinionin e autorit dhe nuk janë qëndrime të BIRN apo Gazetës Jeta në Kosovë

Marrë nga Birn

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 12 vjetori i pavaresise se kosoves milos ciric 12 vjetori i pavaresise se kosoves milos ciric

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni