Politike

Kosova 12 vjet shtet/ Basha: Gëzuar, do të jemi bashkë në rrugëtimin drejt Europës

Basha uron Kosovën për 12-vjetorin e pavarësisë.
Featured image of article: Kosova 12 vjet shtet/ Basha: Gëzuar, do të jemi bashkë në rrugëtimin drejt Europës Urimi i Bashës për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar shtetin e Kosovës për 12-vjetorin e pavarësisë. Basha është shprehur se, “Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit europian do të jetë misioni ynë i madh”.

Reagimi:

Të dashur vëllezër e motra të Kosovës, në ditën e dytë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ju uroj nga zemra gëzuar përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës!

Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën,sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i përballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, dua të shpreh angazhimin tim se çdo ditë të jetës dhe punës time, sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh. Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjeherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Gëzuar Kosovë!

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Nuk ka munguar edhe një urim i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur “i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment