LIVE UPDATES
Bota

Kosnett: Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dëmton demokracinë në Kosovë

7 Gusht 2020, 12:59 Nga DOSJA
Kosnett: Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së

Ambasadori Kosnett i bëri këto komente në një shkrim autorial në ditën kur parlamenti i Kosovës ka vënë në rend dite shqyrtimin e këtij projektligji.

Ai shkroi se kjo nuk nënkupton që Shtetet e Bashkuara janë kundër UÇK -së sepse, siç tha ai, SHBA-të e kuptojnë se “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së”.

Megjithatë projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së kësaj organizate, tha zoti Kosnett, në formën siç është dëmton lirinë e shprehjes në Kosovë.

“Nëse kritika ndaj klasave të caktuara të njerëzve, organizatave dhe interpretimeve të historisë bëhet vepër penale, siç propozohet me ligj, atëherë kjo do të prodhonte efekt rrëqethës mbi lirinë e shprehjes. Do të frikësonte qytetarët – të çfarëdo etnie – që duan të ofrojnë pikëpamje apo interpretime përtej të zakonshmes, do të shkaktonte hije frike dhe pasigurie për fjalimet politike dhe do të çelte derën për ngritje tekanjoze ose selektive të akuzave”, shkroi ai.

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nismë e Partisë Demokratike parasheh përcaktimin e detyrimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji konsiderohet lufta e armatosur e popullit të Kosovës e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, shtabi i përgjithshëm, drejtoria politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Ambasadori Kosnett tha se Kosova ka ligje kundër shpifjeve dhe fyerjeve, të cilat sipas tij duhet të aplikohen “nëse njerëzit bëjnë pohime të rrejshme, të vërtetueshme, kundër veteranëve të UÇK-së”.

Në vend të kësaj zoti Kosnett tha se Kosova më shumë ka nevojë për legjislacion që do të ofronte mundësi të duhura arsimore, të punësimit dhe kujdesit shëndetësor për ata që janë përpjekur dhe kanë vuajtur gjatë luftës – duke përfshirë, ndër të tjera, edhe veteranët e UÇK-së.

Po ashtu ai hodhi idenë e ndërtimit të një muzeu për luftën e Kosovës drejt pavarësisë si formë për t’i nderuar përpjekjet e UCK-së. “Një muze i tillë në Kosovë do të mund të kontribuonte jo vetëm në edukim, por edhe për t’ju ndihmuar qytetarëve që të pranojnë dhe ta kuptojnë më mirë atë, që pa dyshim, është histori e vështirë dhe e dhimbshme”, shkroi zoti Kosnett.

Edhe ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes një njoftimi në rrjetet sociale theksoi se “pa përjashtuar të drejtën për të treguar respekt ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj, Zvicra është e brengosur që Ligji i propozuar mund të minojë lirinë e shprehjes që është një e drejtë themelore e njeriut. Ligji i propozuar mund të frikësojë disa qytetarë të Kosovës dhe të pengojë proceset e tjera që kanë për qëllim trajtimin e së kaluarës”. Zvicra u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që të gjejnë mënyra tjera për të dëshmuar respektin ndaj UÇK-së.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se e pajtohet me vlerësimin e ambasadorin amerikan Philip Kosnett, i cili edhe disa ditë më parë në ttjete sociale shprehu shqetësimin e tij lidhur me këtë projektligj.

“Rrallë herë në një shoqëri demokratike është ide e mirë të përpiqeni të ngufatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, shkroi ai.

 

I share the assessment of my US colleague on this draft law. In a democratic society it was and it is seldom a good idea to try to stifle discussions by limiting them through criminal law #freedomofspeech https://t.co/5QomUchiEg

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2020

Sipas projektligjit “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit. Me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.

Nëse projektligji miratohet në parlamentin e Kosovës, zbatimi i tij do të kushtonte rreth 2 milionë e 250 mijë euro.

Marrë nga: VOA

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni philip kosnett prishtine philip kosnett prishtine

Sondazh

Poll
Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?