Rajoni

Kosnett dhe gruaja e tij zhvillojnë takim online me përfaqësueset myslimane në Kosovë: Të bëjmë bashkë komunitetin në kohë pandemie

Kosnett thotë se ka zhvilluar një bisedë të këndshme me përfaqësueset myslimanë në Kosovë, për menaxhimin si duhet të riteve fetare të besimtarëve  myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit ndërkohë që vendi ende është i përfshirë nga pandemia.
Featured image of article: Kosnett dhe gruaja e tij zhvillojnë takim online me përfaqësueset myslimane në Kosovë: Të bëjmë bashkë komunitetin në kohë pandemie Philip Kosnett me bashkeshorten e tij, Alison dhe nje nga perfaqesueset e komunitetit mysliman.

KOSOVË– Pandemia e Covid-19 ka izoluar botën mbarë dhe jeta ka ndryshuar totalisht për  miliarda njerëz në glob. Edhe në Kosovë, një prej vendeve të prekura nga koronavirusi ka ndërmarrë masa drastike për frenimin e virusit duke mbyllur kufijtë dhe izoluar banorët.

Ndërkohë  Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, së bashku me bashkëshorten e tij, Alison, kanë zhvilluar disa biseda përmes platformave online me disa nga udhëheqësit e komunitetit mysliman në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Kosnett i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të këndshme me ta për menaxhimin si duhet të riteve fetare të besimtarëve  myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit ndërkohë që vendi ende është i përfshirë nga pandemia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Kosnett ne Twitter.

Çifti amerikan ka uruar të gjithë myslimanët kosovarë për muajin e Ramazanit përmes një postimi në Twitter duke publikuar edhe fotografinë nga komunikimi në distancë që kaë zhvilluar me dy gratë myslimane.

“Alison dhe unë shijuam një diskutim të këndshëm me drejtuesit e komunitetit mysliman se si t’i bëjmë  bashkë familjet dhe komunitetet në përballjen me Covid-19.”- shkruan ai.

A.C/Dosja.al

Shto Koment