Aktualitet

Korrupsioni dhe krɪmi/ Dumani i del për “zot” SPAK-ut: Dosjet do i ndaj me short, unë do të jem ‘roje’

Prokurori Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve duke treguar edhe planin e punës do të vepronte për të kaluar fluksin e krijuar.
Featured image of article: Korrupsioni dhe krɪmi/ Dumani i del për “zot” SPAK-ut: Dosjet do i ndaj me short, unë do të jem ‘roje’ Altin Dumani

TIRANË– Prokurori Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK që po pyetet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me vizionin e tij. Në fjalën e tij, prokurori u është përgjigjur pyetjeve duke treguar edhe planin e punës do të vepronte për të kaluar fluksin e krijuar.

PJESË NGA INTERVISTA:

Dollapaj: Kam dy pyetje: momenti kur SPAK do të haset në një fluks të madh çështjesh, mendodni se do të ketë një skeme, renditje e prioriteteve për momentin e parë? Disa prej dosjeve janë në hetim, si do të jetë tipi dhe cilësia e hetimit për to?

DUMANI: Kujdesi i parë është evitimi i ngarkesës së panevojshme, si mund t’i evidentojmë këto çështje: duke i studiuar me kujdes dosjet që do na sillen. Prioritetet: Kjo është një detyrë që prokurori dhe kryetari i SPAK e vendosin. Duhen ndërtuar dy seksionet: krimi i organizuar dhe korrupsioni. Rëndësi të posatçme do të kenë edhe oficerët e Policisë Gjyqësore. Unë si drejtues do të bëj edhe këtë ndarje, që oficerët t’i ndaj sipas specializimeve. Tek BKH duhet të jenë disa hetues për një çështje. Duhet parë edhe mundësia e grupit hetimor, rast pas rasti. Unë si drejtues do të marr përgjegjësitë e mia. Drejtuesi siç ka privilegjin dhe edhe përgjegjësi. Me krijimin e BKH-së teknikat e hetimti do të përdorem më intensivisht.

BALLA: Sa kohë do t’u duhet për ta vënë në funksion SPAK-un? Populli shqiptar pret shumë

DUMANI: Jam shumë i përgjegjshëm. Është shqetësimi më i madh i imi. Plotësimi i plotë i administratës kërkon kohë pasi kemi një specifikë: duhet t’i nënshtrohemi Vettingut. Mund ta bëj ndryshimin edhe me pak mjete sepse i shoh të motivuar për ta bërë këtë ndryshim. Ai vjen me angazhim dhe vullnet. Jam besimplotë.

Cani: Mandati është 3 vjet? A keni në mendje se si do ta dorëzoni pas tre vjetësh?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DUMANI: Pyetje shumë sfiduese. Kam paraqitur vizionin tim dhe ashtu është projeksioni im. Besoj fort se ky vend do të ketë një prokurori funksionale me rezultate të prekshme. Mandati është 3-vjeçari, i papërsëritshëm është zgjedhje e mirë sepse mendoj që ka nevojë për ndryshim. Çdokujt tjetër duhet t’i jepet mundësia për t’u bërë drejtues.

NDËRKOMBËTARËT: Ndoqa prezantimin tuaj. Në emër të Euralius dua t’ju drejtoj një pyetje. Drejtuesi u cakton çështjet si do ta ushtroni ju këtë kompetencë. A mendoni se duhet një proces me short? Apo mjafton të ndiqni udhëzime objective?

Unë kam parashikuar mënyrën. Do bazohem tek transpareca, shpërndarja e barabartë dhe specilizimi. Çështjet e korrupsionit t’i shortoj tek prokurorët e specializuar në atë fushë. Të gjithë janë të barabartë dhe të motivuar për të kryer këtë detyrë fisnuike. Unë kam edhe detyrën e “rojes” për të parë se si do ta përmbushin detyrën. Por nuk do të ndëhyj. Unë mendoj se pavarësia duhet të lidhet me përgjeshmërinë. Parimi që do ta përkthej me udhëzim është që  çështjet të ndahen me short për secilin prokuror.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar tre kandidatët për kreun e SPAK. KLP kërkoi nga kandidatët, Dumani, Kraja e Kondili që të tregonin vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri. Të tre kandidatët janë shprehur se do punonojnë me integritet dhe do kthejnë besimin e publikut tek drejtësia. KLP nesër do shpall dhe fituesin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment