Rajoni

Korrigjimi i kufijve/ Paralajmërimi i Haradinajt: Më keni kundër, sido që e keni emrin

Ramush Haradinaj ka folur për ndarjen e Kosovës, e cila sipas tij, është projekt i Serbisë dhe rrezikon shtetësinë e Kosovës.
Featured image of article: Korrigjimi i kufijve/ Paralajmërimi i Haradinajt: Më keni kundër, sido që e keni emrin Ramush Haradinaj, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për ndarjen e Kosovës, e cila sipas tij, është projekt i Serbisë dhe rrezikon shtetësinë e Kosovës.

“Ndarja është projekt i Serbisë, kushdo që e përkrah këtë projekt rrezikon arritjen më të madhe që kemi – 17 shkurti, shtetin e Kosovës. Jam kundër secilit që është pro ndarjes dhe lëvizjes së kufijve”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Gjatë bisedës Haradinaj jep edhe një mesazh për politikanët brenda dhe jashtë Kosovës, që kanë dalë pro këtij projekti të rrezikshëm siç e quan ai.

“Të gjithë ata që janë rreshtuar për këtë marrëveshje, më kanë kundër, sido që e kanë emrin apo çfarëdo funksioni që kanë”, paralajmëroi Haradinaj.

(a.m/dosja.al)

 

Shto Koment