Sociale

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë qetëson qytetarët: S’ka asnjë rast të konfirmuar, mos besoni informacionet jo zyrtare

Në një reagim për mediat, MSHMS shkruan se këto lajme nuk janë të vërteta dhe deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.
Featured image of article: Koronavirusi mbërrin në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë qetëson qytetarët: S’ka asnjë rast të konfirmuar, mos besoni informacionet jo zyrtare Ministria e Shëndetësisë dhe doktort me veshje kundër koronavirus

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot pas lajmeve në Shqipëri janë konfirmuar disa raste me koronavirus. Në një reagim për mediat, MSHMS shkruan se këto lajme nuk janë të vërteta dhe deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Më tej në njoftimin për mediat u bëhet thirrje qytetarëve që gjithmonë të presin reagimet zyrtare dhe të mos besojnë lajmet e pakonfirmuara. “Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.  Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media. MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 76 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment