Sport

Koronavirusi “zhyt” financiarisht tifozin e Spanjës, detyrohet të shesë tamburin që e kishte blerë para 41 vjetësh

Tani ai është i detyruar të shesë tamburin e tij po aq të famshëm sa ai vetë
Featured image of article: Koronavirusi “zhyt” financiarisht tifozin e Spanjës, detyrohet të shesë tamburin që e kishte blerë para 41 vjetësh
Përditësuar:

SPANJË-Koronavirusi ka gjunjëzuar edhe tifozin simbol të Spanjës,Manuel Caceres Artesero  i quajtur ndryshe (“El bombo de Espana”). Ai është një nga ato tifozët e flaktë që e ka ndjekur skuadrën iberike për herë të parë që nga viti 1979, deri në ndeshjet e fundit të përfaqësueses spanjolle. Tani ai është i detyruar të shesë tamburin e tij po aq të famshëm sa ai vetë. 71 vjecari e ka tamburin mikun e tij të pandarë prej 41 vjetësh, me të cilin nxit tifozët të mbështesin Spanjën gjatë ndeshjeve.

“Në të kaluarën kam marrë më shumë se një ofertë për instrumentin tim, por gjithnjë jam përgjigjur se nuk do ta shisja për asgjë në botë. Tani mund të jem i detyruar ta bëj…”, pranon Manolo. Katër tamburë kanë një vlerë të vecantë në sytë e tij: ato të Europianit 2008 e 2012 e ai i Botërorit 2010, të gjithë të fituar nga Spanja.Pastaj është edhe ai që iu vodh gjatë një ndeshje miqësore mes Spanjës e Kolombisë, në Murcia. “Shtypi i gjithë botës u mobilizua, të gjithë kërkonin tamburin tim. Në fund u gjet nga ushtarët në Madrid”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment