Bota

Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi/ 1.6 mln të infektuar, Kina në ‘ankth’, rrezik për një valë të dytë, ulet bilanci në Itali

1.6 milionë të infektuar dhe mbi 100 mijë të vdekur. Ky është bilanci i koronavirusit në botë, i cili duket se po rikthehet në Kinë.
Featured image of article: Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi/ 1.6 mln të infektuar, Kina në ‘ankth’, rrezik për një valë të dytë, ulet bilanci në Itali Foto ilustruese

Pandemia e koronavirusit ka arritur mbi 100 mijë të vdekur në mbarë botën, ndërkohë që të paktën 1.6 miliardë njerëz janë infektuar. Lidhur me situatën ku ndodhet bota, Departamenti Amerikan i Shtetit kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetit.

Pasi Donald Trump kërcënoi se do të ndalonte fondet për OBSH-në, DASH e ka mbështetut duke pretenduar se e kishin dhënë tepër vonë alarmin për koronavirusin. Akuzat kanë vazhduar edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të gjitha vendet që me 10 janar, ndërkohë që disa ditë më pas vetë Trump shkruante se virusi nuk kalonte nga njeri tek njeriu.

Tanimë, New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit, duke shënuar rekorde në vdekjen e njerëzve. Në Amerikë janë infektuar mbi 400 mijë njerëz dhe kanë vdekur nga virusi 17,843 të tjerë. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Ndërkohë Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë.

Qyteti i Daegu-së, në Korenë e Jugut raportoi zero raste të reja për herë të parë. Ndërsa kyeministri Boris Johnson doli nga kujdesi intensive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një kohë kur bota është e ‘gjunjëzuar’ përballë një virusi, Papa Françesku zhvilloi një meshë të shkurtër të enjtën në Bazilikën e zbrazur të Shën Pjetrit. Ai foli nga një altar dytësor prapa atij kryesor që ai zakonisht.

Italia sot shënoi një ulje të numrit ditor të viktimave duke e çuar numrin total të të vdeurëve në 18,849, ku vetëm sot u shënuan 570 të vdeur.  Ndërsa janë konfirmuar të infektuar mbi 147 mijë të tjerë. 

Spanja vendi i dytë më i prekur në botë, por së fudnmi ka prekur pikun e koronavirusit, prandaj dhe kryeministri spanjoll u shpreh se po bëhet gati plani i  lehtësimit të masave. 

(k.m/dosja.al)

  • 17:54

    Lajm i mirë nga Italia/ Dekreti i ri: Nga 14 prilli rihapen libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me veshje fëmijësh

    Foto ilustruese

    Një Dekret i ri nga qeveria italiane parashikon rihapjen e disa bizneseve si: kancelaritë, libraritë, dyqanet e veshjeve për fëmijë, si edhe dyqnet me rroba më 14 prill. Ndërkohë shkollat ​​janë ende të mbyllura, ku është  thënë nga mediat vendase se faza e dytë e koornavirusit parashikon që shkollat të hapen në shtator, megjithatë mund të ketë ndryshime në bazë të situatës që Italia po kalon nga koronavirusi. Kancelaritë, libraritë, dyqane që shesin rroba për bebe dhe fëmijë, lavanderitë, makinat për shpërndarjen e produkteve që porositen online, janë këto aktivitetet që mund të fillojnë përsëri punën më datë 14 prill të 2020. Lista është përditësur sëfundmi nga qeveria italiane, por Kryeministri Giuseppe Conte do ta nënshkruajë sonte këtë vendim dhe do të prezantojë gjatë një konferencë për shtyp. Të gjitha bizneset që lejohen të rihapen në 14 prill duhet të ndjekin masat dhe rregullat e parashikuara nga qeveria për të përmirësuar gjendjen e virusit në  vend.

    Qytetarët duhet të mbajnë distancën të paktën një metër midis njerëzve dhe të pajisjen me maska mbrojtëse e doreza. Rregulla të cilat duhet t’i zbatojnë si punonjësit edhe vetë qytetartët.

  • 17:54

    Koronavirusi në Irlandë/ Kryeministri: Izolimi i vendit shtyhet deri më datë 5 maj

    Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka njoftuar ditën e sotme se izolimi total i  vendit do të zgjasë deri më 5 maj, në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Deri më tani në vend janë regjistruar mbi 6.500 persona të infektuar me koronavirus dhe të paktën 263 vdekje. Kufizimet duhet të kishin përfunduar këtë të dielë nga njoftimi i qeverisë, por ekspertët këshilluan që të paktën edhe për 3 javë të tjera vendi duhet të qëndrojë i izoluar, sqaroi Varadkar. Përballë kësaj situate të krijuar nga koronavirusit, Kryeministri irlandez është rikthyer edhe në rolin e mjekut, profesion të cilin e praktikoi përpara se të niste politikën, pasi ai mendon se mund të ndihmojë kolegët e tij  mjekë në këtë situatë kaotike.

  • 17:16

    Ulet bilanci në Itali/ Vdesin 570 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon në 18,849 numri i viktimave

    Foto ilustruese

    Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  570 vitkima nga koronavirusi, duke e çuar në 18,849 numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar  3951 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 147 mijë të infektuar. Ndërkohë lajmi i mirë është se mes 147,577 të infektuarëve janë shëruar totalisht  30,455 pacientë në të gjithë territroin e Italisë. Ditën e djeshme pati një rritje të numrit të vitimave,  ku u shënuan 610 të vdekur por fatmirësisht sot sërish është ulur nurmi  i të vdekurve.

  • 17:01

    E dhimbshme/ Shkon në 107 nurmi i mjekëve që humbën betejën me Covid-19 në Itali

    Foto ilustruese

    Çdo ditë në Itali përveç numrit të pacientëve të vdekur nga koronavirusi rritet edhe  numri i mjekëve që nuk ja dalin dot në  luftën me koronavirusin. Sipas mediave vendase numri i mjekëve të vdekur nga COvid-19 ka shkuar në 107, një shifër relativisht e lartë pasi koronavirusi në mbarë botën ka goditur Italinë më shumë. Ndërsa Italia deri më tani  mbi 18 mijë persona të vdekur nga virusi, ndërsa më shumë se 143 të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Por lajmi  i mirë është se mes tyre  të  paktën 28470 janë shëruar plotësisht  nga Covid-19.

  • 15:16

    “Dielli është shumë i keq për koronavirusin” Imunologu britanik: Temperaturat e larta e shkatërrojnë Covid-19

    Imunologu britanik, Peter Openshaw.

    Ekzistojnë shumë teori sa i përket faktorëve që ndikojnë në zhdukjen e koronavirusit që ka shpërthyer në mbarë botën. Ekspertët e shëndetësisë dhe shkecëtarë të ndryshëm janë të ndarë në grupe sa i përket motit të nxehtë kundrejt efektit që jep tek CoVID-19. Mes shumë prej tyre që thonë se dielli e tmeperaturat e larta shkatërrojnë virusin është bashkuar edhe imunologu i njohur britanik, Peter Openshaw, i cili thotë se dielli e mund ta shkatërrojë virusin. Profesori në Imperial College London, Openshaë tha se është shumë normale që njerëzit të marrin ca rreze pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit vdekjeprurës. “Dielli është shumë i keq për koronavirusin.”- u shpreh ai. Kjo deklaratë e tij vjen vetëm pakditë pasi Europa po kalon ditët e para më të nxehta të pranverës e me shumëdiell, ndërkohë që qytetarët janë të ndaluar të jashtë.

  • 15:00

    Gjykata gjermane lehtëson masat për qytetarët, i lejon ata që të dalin në plazh pavarësisht shpërthimit të Covid-19

    Foto ilustruese

    Në rajonin verilindor të Gjermanisë, në Mecklenburg-Pomerania një gjykatë ka  lejuar që banorët të vizitojnë plazhet dhe ishujt. Por nga ana tjetër udhëheqësi ka urdhëruar banorët gjermanë që të qëndrojnë në shtëpi. Banorët e rajonit verilindor të Gjermani të Mecklenburg-Pomerania do të lejohen të dalin në bregdet dhe ishujt e Detit Baltik, pasi gjykata rrëzoi vendimin për ndalimin e vendosur nga qeveria mbrëmjen e së enjetes, e megjithatë autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të ruajnë distancën 2 metër për të shmangur Covid-19. Vendimi vjen pasi stina e pranverës ka ardhur dhe temperaturat kanë nisur të rriten në Gjermani.  Edhe pse COVID-19 paraqet një situatë të jashtëzakonshme, gjykata konstatoi se ndalimi shtetëror përfaqësonte një shkelje joproporcionale të lirisë personale, duke shkelur një të drejtë themelore të njeriut.

  • 14:34

    Bilanc tragjik/ Vdesin 953 njerëz nga koronavirusi, shkon në 8,931 numri i viktimave në Britani

    Foto ilustruese

    Në 24 orët fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi edhe 953 persona të tjerë duke e çuar në 8931 numrin e viktimave në Britaninë e Madhe. Çdo ditë e më tepër në Britaninë e Madhe numri i të vdekurve nga koronavirusi po rritet duke e çuar në afro 9 mijë bilnacin total të të vdekurve në territorin e Britanisë. Ndërkohë edhe nurmi i të infnektuarëve është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Rritja e sotme është një prej shifrave më të mëdha ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit, pas një rritje në 881 të vdekur dje dhe 938 të mërkurën. Anglia regjistroi 866 të vdekur. Skocia raportoi 48 vdekje, ndërsa 29 u regjistruan në Uells dhe 10 në Irlandën Veriore.

  • 13:27

    Luhatja e numrit ditor të viktimave “zhgënjeu” italianët, ende nuk ka një rënie të rasteve të Covid-19

    Italia pa një dritë jeshile para dy ditësh kur numri i të infektuarëve u ulndjeshëm krahasuar me një javë më parë kur çdo  ditë numri ditor i të vdekurve ishte mbi  700,  800 e shkoi deri në  900. Prandaj duke qenë se numri u ul ndjeshëm një zyrtar italian tha se duket se ka nisur rënia e shifrave, por jo rënia totale që çon në zhdukjen e virusit. Pasi gjatë këtyre ditëve është parë sërish një luhatje e shifrave ditore numri i viktimave u rrit nga  542 në 610. Gjithashtu edhe numri i rasteve të reja shkoi nga 3.836 në 4.204 brenda 24 orëve, duke shënuar një tjetër rritje që zbehu atë pak shpresë që kishin italianët. Ndërkohë kjo ishte shifra më e lartë që nga 5 prilli prandaj dhe bëri që qytetarët  e autoritetet të “zhgënjeheshin” sepse rritja e bilancit ditor nuk ndihmon në lehtësimin e masave. Deri më tani Italia është vendi më i gotur në botë sa i përket numrit të vitkimave, ku në të gjithë territorin italian numërohen rreth 18.279 të vdekur.

  • 12:48

    Po vret më shumë se kanceri dhe sëmundjet e zemrës, Covid-19 tani është vrasësi numër 1 në SHBA

    Foto ilustruese

    Shetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë në botë për nurmin e të infektuarëve nga koronavirusi. Aktualisht New Yorku është edhe vendi më i goditur në SHBA ku ka shumë të infektuar dhe një numër rekord viktimash. Prandaj edhe mediat e huaja ditën e sotme e kanë quajtur koronavirusin si vrasësi numër 1 për SHBA-të. Ndryshe nga kanceri apo sëmundjet e zemrës Covid-19 po vret me mijëra  njerëz prej javësh në Amerikë. Në  Amerikë shifra ditore e viktimave nga virusi ka arritur në 1,970, kur  1.774 vdekje rregjistrohen vetëm nga sëmundjet e zemrës dhe 1.641 njerëz vdesin  nga kanceri. Tashmë kur Amerika shënon këto shifra tragjike për çdo ditë, numri i  për gjithshëm i  të vdekurve ka arritur në mbi 16 mijë, gati në nivelin e Italisë e cila mban rekord për numrin e viktimave. Të martën e kësaj u shënua edhe numri më i lartë për 24  orë i vdekjeve nga COVID-19 në Amerikë, të paktën 1939 njerëz  nuk mundën t’i bënin ballë virusit.

  • 12:32

    Prodhuesit e naftës arrijnë marrëveshjen për të ulur prodhimin, OPEC: Çdo ditë 10 milion fuçi më pak

    Foto ilustruese

    Kriza e koronavirusit ka shkaktuar shumë dëme në ekonominë globale, përfshirë këtu edhe tregjet naftës. Ndërkohë prodhuesit dhe aleatët e OPEC kanë bërë një marrëveshje për uljen e prodhimin të naftës, pasi koronavirusi ka bërë që të reduktohet ndjeshëm kërkesa për naftë. Sipas mediave të huaja mësohet se grupi do të shkurtojë prodhimin e naftës në muajin maj dhe qershor me 10 milion fuçi për të ndihmuar në rritjen e çmimeve. E më pas shkurtimet do të lehtësohen gradualisht sërish në gjashtë milion fuçi mes janarit 2021 deri në prill të vitit 2022.

    “OPEC +”  i përbërë nga prodhuesit dhe aleatët e OPEC-ut përfshirë edhe qeverinë ruse kanë arritur në këtë vendim pas takimeve të zhvilluara ditën e djeshme përmes një video-konference. Prandaj nga ky takim u vendos unanimisht shkurtimi në 10 milion fuçi në ditë ose 10% të furnizimeve globale. 5 milion fuçi të tjera pritet të ndërpriten nga vendet e tjera. Ndërkohë çmimet e naftës u ulën në mars pasi vendet e OPEC + nuk arritën të bien dakord për shkurtimet. Pas mbledhjes së marsit, Arabia Saudite dhe Rusia u përpoqën të rritin prodhimin në mënyrë që të ruanin pjesën e tregut mes rënies së kërkesës globale. Një javë më parë çmimet u rritën me 20% pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai priste që Arabia Saudite dhe Rusia t’i jepnin fund mosmarrveshjes mes tyre.

  • 12:32

    Shkollat dhe universitetet në Greqi ​​do të qëndrojnë mbyllur deri më 10 maj

    Foto ilustruese

    Greqia është një vendet e prekura në Ballkan ku nurmi i viktimave dhe të infektuarëve nga koronavirusi po rritet javët e fundit. Ndërkohë që vendi është izoluar pothuajse prej më shumë se një muaji, sipas Ministrisë së Arsimit në Greqi është mësuar se  në kuadër të masave që janë marrë në  përpjekje të  zhdukjes së virusit, hapja e shkollave dhe universiteteve është shtyrë deri më 10 maj të 2020. Kjo është një datë e caktuar në bazë të rrethanave, por që thuhet se mund të ndryshojë në varësi të situatës që do  të jetë vendi. Vendimi u mor me rekomandimin e komitetit të ekspertëve që këshillonte qeverinë në përgjigjen ndaj koronavirusit.

  • 11:25

    Spanja arriti pikun, në Belgjikë dhe Gjermani testimi për vaksinën kundër koronavirusit nis në qershor

    Foto ilustruese

    Në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të viktimave kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez tha ditën e djeshme se është prekur kulmi i koronavirusit. Ndërkohë me këtë ndryhsime po hartohen edhe planet për lehtësimin e masave që qeveria mori në përpjekje të largimit të virusit. “Ne kemi arritur kulmin dhe de-përshkallëzimi po fillon tani.”- tha ai duke shtuar se rikthimi në normalitet kërkon kohë dhe se do të vijë “gradualisht”. Por nisur nga hëna e ardhshme, Spanja nuk do të jetë më e izoluar totalisht, sepse masat do nisin të lehtësohen. Ndërkohë që një vend kaq i goditur sa Spanja ka arritur kulmin dhe po lehtëson masat drastike, Belgjika dhe Gjermania dy vende të tjera mjaft të fuqishme kanë deklaruar se testi i vaksinës kundër Covid-19 do të nis në qershor. Është kompania gjermane “CureVac” që do të nisë provat klinike të vaksinës në Belgjikë dhe Gjermani në muajin qershor. Ndërkohë sipas kryetarit të bordit mbikëqyrës të kompanisë, Jean Stéphenne provat e para do të fillojnë mbi grupmoshat e rritura dhe njerëzit e shëndetshëm që nuk janë infektuar. Më vonë vaksina eksperimentale do të injektohet te njerëzit e prekur nga virusi dhe fund të qershorit do të testohet edhe tek të moshuarit që janë vlerësuar edhe si grupmosha më e rrezikuar kundrejt COVID-19. Por nëse vaksina rezulton të mos jetë efektive, “CureVac ka dy ose tre vaksina të tjera të gatshme. Ne do të menaxhojmë situatën.”– tha Stephenne.

  • 11:25

    Ulet bilanci ditor në Spanjë/ Vdesin 605 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 15,843 numri i viktimave

    Foto ilustruese

    Ditën e sotme kur është  arritur edhe piku i koronavirusit, Spanja ka shënuar vetëm 605 vitkima për një ditë nga Covdid-19, një shifër e ulët krahasuar me javët e mëparshme ku arriti në afro  1000 të infektuar brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 15.843, por totali për 24 oërët e fundit është ulur ndjeshëm. Në 24  orët e fundit në Spanjë janë rregjistruar vetëm 605 të vdekur nga koronavirusi, një tjetër rënie nga një ditë më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 157.022.

  • 10:21

    'HE MUST REST' Boris Johnson’s dad Stanley says PM ‘almost took one for the team’ with coronavirus but son ‘isn’t out of the woods’

    Guissepe Conte

    Italia, një ndër vendet me më shumë turistë në të  gjitha muajt e vitit, prej më shumë se një muaji është kthyer në një shtet “fantazmë” pas masve drastike që janë marrë kundër Covid-19 të  gjithë janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që është  një ndër  vendet me numrin më të lartë të të vdekurëve, Italia po përballet edhe me krizën ekonomike e cila po përjeton efektet e para të reçesionit. Për këtë shkak Kryeministri i vendit Guissepe Conte ka bërë një mesazh mjaft të ashpër për Bashkimin Evropian. “BE-ja duhet të veprojë në mënyrë sa më të shpejt dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.-tha Conte. Ndërsa teksa ka folur për gazetën gjermane Bild, Conte theksoi se nëse nuk shfrytësohen tani të gjitha paktetat finaciare, shumë shpejt mund të ketë një dështim shumë të madh.

    “Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur. Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”.- u shpreh Conte. Kujtojmë që Italia aktualisht ka kaluar në fazën e dytë të aplikimit të masave, ndërsa kurba e infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me fillimin e përhapjes së virusit.

  • 8:55

    14 ditë kohë për t’u gjetur nga familja/ Si procedohet me viktimat e koronavirusit në New York, PAMJET nga ceremonia mortore në ishull

    Shteti i New Yorkut ka përdorur që nga shekulli 19 ishullin Hart për të varrosur qytetarët pa asnjë të afërm, apo ata për të cilët familja nuk ka mundësi që t’u organizojë një funeral. Por me shpërthimin e koronavirusit, kur të vdekurit në qytet janë thuajse 5 mijë persona, ishulli është përdorur sërish.

    Zakonisht, të paktën 25 trupa varrosen çdo javë nga të burgosurit me pagë të ulët që punojnë në ishull, i cili ndodhet në bregun lindor të bashkisë Bronx dhe ku mund të shkohet vetëm me anije. Nëse punonjësit e morgut arrijnë që të kontaktojnë me të afërmit e viktimave të koronavirusit brenda 14 ditëve, çdo gjë vijon normalisht, në të kundërt ata përfundojnë në ishull. Kjo është pjesë e planit të qytetit për të siguruar që kanë hapësirë për varrimë gjatë pandemisë.

  • 8:24

    Qëndroi vetëm 3 ditë, përmirësohet gjendja e Boris Johnson, del nga terapia intensive. Ja si e priti e fejuara shtatzënë

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është rikthyer në spital pasi kaloi tre netë në kujdesin intensive. Lajm e ka konfirmuar për mediat zyra e tij, të cilët gjithashtu konfirmuan se kryeministri po përparonte me hapa pozitivë. Lajmin e mirë e ka marrë dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds, e cila ka shprehur vlersimin e saj për të gjitha bluzat e bardha. Ajo ka postuar një foto ylberi dhe disa emoji me duartrokitje.

    Piktura

    Ylberi është bërë një simbol për të gjithë mjekët dhe infermierët që po trajtojnë të gjithë pacientët me koronavirus.

Shto Koment