AktualitetPolitike

Koronavirusi/ Vijnë respiratorë të tjerë, Manastirliu bisedë online me mjekët e “Shefqet Ndroqit”: Kujdesuni për veten

VIDEO
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një video-telefonate me mjekët e spitalit.
Featured image of article: Koronavirusi/ Vijnë respiratorë të tjerë, Manastirliu bisedë online me mjekët e “Shefqet Ndroqit”: Kujdesuni për veten Pamje nga video-telefonata

TIRANË– Mbërrijnë repiratorë të rinj në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Fillimisht në spital janë dërguar 5 të parët dhe më pas do të shtohen edhe 50 të tjerët. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një video-telefonate me mjekët e spitalit.

Sipas saj, stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” po përgatitet të mbështesë spitalin infektiv për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Gjithashtu ministrja është interesuar edhe për gjendjen e stafit mjekësor duke i kërkuar që të kujdesen për veten.

PJESË NGA BISEDA:

Ministrja: Si jeni? Sot kemi një lajm të mirë, kemi respiratorë të rinj. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të vijë edhe pjesa tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjekët: Jemi në pritje. Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje, do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve. Ne do të jemi suporti i Infetivit nëse shtohen rastet.

Ministrja: Ju uroj punë të mbarë dhe kujdesuni për veten.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment