Aktualitet

“Koronavirusi u krijua nga duart e kinezëve”, investigimi i mediave italiane në laboratorë që sjell polemika: Modifikuan proteinën nga lakuriqi i natës

VIDEO
Sipas investigimit të medias italianë, ky virus ka qëndruar i izoluar në laboratorët e shkencëtarëve kinezë për një projekt të financuar nga qeveria por që nëse do të lirohej do të sulmonte menjherë rrugët efrymëmarrjes tek njeriu dhe mushkëritë.
Featured image of article: “Koronavirusi u krijua nga duart e kinezëve”, investigimi i mediave italiane në laboratorë që sjell polemika: Modifikuan proteinën nga lakuriqi i natës Pamje nga laboratoret
Përditësuar:

TIRANË– Koronavirusi nuk ka qenë kaq i panjohur. Më saktë, vetëm pesë vite më parë, emisioni investigativ “Leonardo” në “RAI 3” ka realizuar një kronikë ku thuhet se disa shkencëtarë kinezë kanë modifikuar një proteinë që sjell një virus të fuqishëm. Sipas investigimit të medias italianë, ky virus ka qëndruar i izoluar në laboratorët e shkencëtarëve kinezë për një projekt të financuar nga qeveria por që nëse do të lirohej do të sulmonte menjherë rrugët efrymëmarrjes tek njeriu dhe mushkëritë. Ndër të tjera, ata shtojnë se virusi ka dalë nga lakuriqi i natës dhe mund të infektojë drejtpërdrejt njerëzit pa pasur nevojën e një kafshe të ndërmjetme, si përshembull të miut.

Shkëncëtarët kinezë po krijojnë një supervirus pulmonar nga lakuriqi i natës dhe minjtë, që shërben vetëm motive studimi, por ka teori të shumta që u kundërshtojnë dhe pyesin nëse ja vlen të rrezikojmë.

Është një eksperiment sigurisht, por shqetëson dhe ka shqetësuar shumë qytetarë. Një grup shkencëtarësh dhe kërkuesish kinezë modifikojnë një proteinë ​​të marrë nga virusi i lakuriqeve të natës, që thuhet se sollën sars-in. Tani për tani, proteina e re mbetet e kufizuar në laboratorë, sigurisht, por a ja vlen të rrezikojmë kaq shumë duke ndërtuar një armik që mund të mposhtë njerëzimin, vetëm për një studim? Ndiqni gazetarin,“- dëgjohet në kronikën e atëhershme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është i vjetër sa shkenca debati mbi rreziqet e kërkimit. Së fundmi një grup studiuesish kanë modifikuar një proteinë duke sjellë koronavirus, një virus që sjell sars. Gjithsesi, thuhet se kjo molekulë po mbahete mbyllur, por nëse shpërthen mund të godasë mushëkritë tona dhe rrugët e frymëmarrjes. Është shumë e vështirë të bësh një bilanc mes të mirave dhe rreziqeve që sjell ky eksperiment që është financuar edhe nga shteti,“- thotë gazetari më tej.

Kronika e “Rai3” shfaq edhe pamje nga laboratori me disa shkencëtarë kinezë, që sipas gazetarëve mendohet të kenë krijuar “gjyshin” e koronavirusit, që është sot përgjegjës për pandeminë botërore.

Këto pamje ngjallin një sërë teorish konspirative.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment