Sport

Koronavirusi shpërfytyron Serinë A: Ky është një propozim i turpshëm dhe i papranueshëm

Klubet do të nënshkruajnë akordet me futbollistët për uljet e rrogave. Reagon presidenti i AIC
Featured image of article: Koronavirusi shpërfytyron Serinë A: Ky është një propozim i turpshëm dhe i papranueshëm Cristiano Ronaldo

Shkurtimi i rrogave për futbollistët e Serie A në rast rifillimi apo ndërprerje përfundimtare për sezonin 2019-2020 ka ndezur debatin mes Sindikatës së Futbollistëve dhe Ligës Italiane të Futbollit. Presidenti i AIC, Dammiano Tommasi nuk është aspak dakord.

Shkurtimi parashikon 1/3 e rrogave vjetore të lojtarëve nëse nuk rifillon kampionati, ndërsa ai do të transformohet në 1/6 të rrogave nëse rifillon, pasi parashikohet të luhet me dyer të mbyllura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Ligës, do të jenë vetë klubet që do të nënshkruajnë akordet përkatëse me futbollistët në javët në vijim. “Ky është një propozim i turpshëm dhe i papranueshëm. Tashmë është i qartë qëndrimi se duan që të jenë lojtarët ata që paguajnë për dëmet e mundshme të krizës”, tha Tommasi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment