Aktualitet

“Koronavirusi që në janar në Shqipëri, Nazarko përplaset me Piperon, mjeku: Piku ishte në fund të shkurtit

Sipas Nazarkos, piku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka qenë në 25 janar-25 shkurt, gjë tq cilën Pipero e kundërshtoi duke u shprehur se fillimet e Covid-19 në Shqipëri kanë qenë në fundin e shkurtit.
Featured image of article: “Koronavirusi që në janar në Shqipëri, Nazarko përplaset me Piperon, mjeku: Piku ishte në fund të shkurtit Shpëtim Nazarko dhe Pëllumb Pipero

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është përplasur me analistin Shpëtim Nazarko. Të dy në një lidhje në emisionin “360 gradë”, dhanë mendimin e tyre në lidhje me pikun e infektimit të njerëzve me Covid-19 në Shipëri.

Sipas Nazarkos, piku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka qenë në 25 janar-25 shkurt, gjë tq cilën Pipero e kundërshtoi duke u shprehur se fillimet e Covid-19 në Shqipëri kanë qenë në fundin e shkurtit.

“Drejtori i Farmakologjisë italiane hidhte idenë që ata e kanë pasur njëkohësisht me Kinën. Pse i mbahem tezës që piku është 25 janari ose 25 shkurti. Nëse vërtetohet kjo e doktor Piperos, dhe periudha e inkubacionit është 14 ditë. Nuk e besoj se ky do të ishte një gjenialitet i mjekësisë shqiptare,“- tha Nazarko.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rastet e para në Shqipëri kanë filluar të qarkullojnë në javën e tretë ose të katërt të shkurtit. Dhe për fat të keq kjo epidemi, i ngjan një ajsbergu, shohim vetëm rastet klinike dhe jo ato të tjerat. Vazhdoj të këmbëngul se duhen testime për konfirmim, jo për depistim. Unë e kam thënë që në fillimet e kësaj epidemie që në opinionin tim, bazuar në indikatorë të rëndësishëm epidemiologjik, kjo epidemi së paku do të zgjasë 4 muaj. Ndërkohë masat shtrënguese të qeverisë do të zgjasin të paktën 4-5 javë nga koha e fillimit. Por duke iu referuar një epidemiologu të madh, në këtë situatë parashikime të sakta nuk ka. Unë mendoj se masat shtrëngese do të vazhdojnë deri nga java e dytë e prillit. Besoj fort që masat shtrënguese do të fillojnë të lirohet pas javës së dytë të prillit, sepse në logjikën e kësaj epidemie duhet që ne të quhemi të çliruar nga epidemia duhet së paku një muaj pa raste të reja nga rasti i fundit,“- u shpreh Pipero.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment