Sport

Koronavirusi prek Superligën Shqiptare, sulmuesi shkodran i Bylisit rezulton pozitiv

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin
Featured image of article: Koronavirusi prek Superligën Shqiptare, sulmuesi shkodran i Bylisit rezulton pozitiv Foto ilustruese

“Procesi Sportiv” raporton se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19. Sipas burimeve të Top Channel, lojtari e ka marrë virusin në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, por Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Eridon Qardakun.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment