Sport

Koronavirusi po “vret” edhe futbollin, 30% e skuadrave rrezikojnë të fshihen nga harta

66 mijë ekipe amatore në Itali mund të zhduken nga harta e futbollit,mbi një milonë abonime tifozësh do të digjen gjë që rrezikon të peshojë edhe në arkën e shtetit italian.
Featured image of article: Koronavirusi po “vret” edhe futbollin, 30% e skuadrave rrezikojnë të fshihen nga harta Foto Ilustruese

ITALI– Koronavirusi nuk po merr vetëm jetë njerëzish por edhe po zhyt akoma e më tepër në krizë financiare disa klube futbolli. Në Itali gjendja nuk është aspak e mirë dhe sipas “La Repubblica”, 66 mijë ekipe amatore në Itali mund të zhduken nga harta e futbollit,mbi një milonë abonime tifozësh do të digjen gjë që rrezikon të peshojë edhe në arkën e shtetit italian.

Sipas një dosjeje të krijuar nga National Amator League, me qendrën e përpunimit të të dhënave dhe qendrën e studimit Federcalcio, 30% e klubeve italiane amatorë janë në rrezik të vërtetë të zhduken kur situata të kthehet në normalitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.C/DOSJA.AL)

Shto Koment