Sport

Koronavirusi po “gjunjëzon” ekonominë e skuadrave italiane, alarmin e jep Giuseppe Marotta: Klubet rrezikojnë falimentin

Giuseppe Marotta thekson se shumë klube janë shumë pranë rrezikut të mosdhënies së pagesave të futbollistëve dhe stafeve të punonjësve
Featured image of article: Koronavirusi po “gjunjëzon” ekonominë e skuadrave italiane, alarmin e jep Giuseppe Marotta: Klubet rrezikojnë falimentin Giuseppe Marotta

MILANO– Situata në futbollin italian po rezulton të jetë shkatërruese. Alarmin e jep Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta thekson se shumë klube  janë shumë pranë rrezikut të mosdhënies së pagesave të futbollistëve dhe stafeve të punonjësve si dhe u shpreh se duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të dalë nga kriza shkaktuar nga Covid.

“Ky virus kishte një ndikim të dhunshëm, kryesisht në shëndet, duke krijuar një gjendje alarmi në çdo ekip. Problemi i madh sot futbolli është se kostoja e punës është joproporcionale me qarkullimin që është bërë Po kalojmë një moment shumë të vështirë dhe jemi pranë dështimit për të dhënë pagat e punonjësve, ndaj qeveria duhet të kthejë sytë edhe nga futbolli.

Marotta i ka bërë apel qeverisë të ketë në konsideratë edhe futbollin, teksa ka evidentuar se tashmë të ardhurat e klubeve të futbollit kanë rënë ndjeshëm, duke filluar që nga ato prej biletave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpenzimet janë rritur edhe më shumë në këtë periudhë pandemie, ndërsa të ardhurat janë përgjysmuar. Interi ka pasur rreth 50 milionë euro të ardhura vetëm nga shitja e biletave, që shkojnë shumë më tepër nëse përfshihen edhe aktivitete të tjera promocionale. Ne jemi nga taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit italian dhe të paktën shtyrja e pagesës së taksave, do të ishte një bonus shumë i madh në këtë periudhë”, u shpreh Marotta.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment