Politike

Koronavirusi ‘pezullon’ turizmin, Yuri Kim takon ministrin Klosi: Mezi po pres të shoh Shqipërinë

Ka qënë Kim, ajo që ka thënë detaje nga takimi duke u shprehur se me ministrin ka folur për planet e vendit për sezonin e verës. 
Featured image of article: Koronavirusi ‘pezullon’ turizmin, Yuri Kim takon ministrin Klosi: Mezi po pres të shoh Shqipërinë Yuri Kim dhe Blendi Klosi

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi në prag të çeljes së sezonit, i cili është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ka qënë Kim, ajo që ka thënë detaje nga takimi duke u shprehur se me ministrin ka folur për planet e vendit për sezonin e verës. 

“Diskutim i mirë me ministrin e Turizmit sot ër planet e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës për rikthimin e turistëve. Unë mezi pres të udhëtoj nëpër Shqipëri vetë, duke vizituar vendet historike dhe kulturore, të takoj njerëz të mrekullueshëm. Janë mikpritësit më të mirë në botë,”-tha ambasadorja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk ka një datë për rihapjen e turizmit në vend. Për shkak të pandemisë së koronavirusit në çdo vend janë mbyllur kufijtë dhe ende nuk ka një datë të caktuar për hapjen e tyre edhe me vendet fqinje. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment