Bota

Koronavirusi nuk kursen mjekët, humb jetën kardiologu i famshëm Maurizio Galderisi

Bëhet fjalë për profesorin e famshëm i mjekësisë italiane dhe asaj botërore, Prof.dr. Maurizio Galderisi. Përveçse i specializuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, Galderisi mbante edhe postin e zv/presidentit të Shoqatës Europiane të Imazheve Kardiovaskulare.
Featured image of article: Koronavirusi nuk kursen mjekët, humb jetën kardiologu i famshëm Maurizio Galderisi Maurizio Galderisi
Përditësuar:

ITALI- Mëngjesin e ditës së sotme Italia dhe gjithë shëndetesia është përballur edhe me një humbje tjetër, ku një nga emrat më të njohur të mjekësisë kardiovaskulare ka humbur jetën, për shkak të Covid-19.

Bëhet fjalë për profesorin e famshëm i mjekësisë italiane dhe asaj botërore, Prof.dr. Maurizio Galderisi. Përveçse i specializuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, Galderisi mbante edhe postin e zv/presidentit të Shoqatës Europiane të Imazheve Kardiovaskulare.

Shoqata italiane e kardiologjisë në një reagim tha se mjekësia e këtij vendi dhe fusha e kardiologjisë në të gjithë botën, humbi një nga emrat më të mirë të dy dekadave të fundit i cili shërbeu si inovator për përmirësimin dhe avancimin e teknikave për ndërhyrjet në fushën e kardiologjisë. Mjekët italianë pavarësisht situatës nuk kanë lënë detyrën e tyre edhe pse përballen me vdekjen. Vetëm ditën e sotme në Itali kanë humbur jetën 29 mjekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi: ildenaro.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment