Aktualitet

SHËNIM: Koronavirusi një pandemi, institucionet shqiptare që po shkelin urdhrin e qeverisë, bankat, Posta Shqiptare, UKT-ja dhe OSHEE-ja vijojnë të ofrojnë shërbime

Dosja.al ka hulumtuar dhe ka vënë re që në shumë filiale të postave vijon të jepet shërbimi, që jo në pak raste krijon një radhë të shumtë njerëzish. Rrjedhimisht, rreziku për përhapjen e koronavirusit shtohet, duke qenë se në radhët e njerëzve që mblidhen grumbull është krejtësisht e pamundur që të respektohet distanca e sigurisë prej një metër.
Featured image of article: SHËNIM: Koronavirusi një pandemi, institucionet shqiptare që po shkelin urdhrin e qeverisë, bankat, Posta Shqiptare, UKT-ja dhe OSHEE-ja vijojnë të ofrojnë shërbime Posta Shqiptare, bankat dhe zyrat e UKT-së
Përditësuar:

TIRANË– Koronavirusi tashmë është një pandemi, por shumë nga institucionet në Shqipëri vijojnë të qëndrojnë të hapura. Bankat e nivelit të dytë, filialet e Postës Shqiptare, zyrat ku bëhen pagesat e faturave të ujit (UKT) dhe të energjisë elektrike (OSHEE), vijojnë të qëndrojnë të hapura duke thyer kështu urdhrin e qeverisë.

Dosja.al ka hulumtuar dhe ka vënë re që në shumë filiale të postave vijon të jepet shërbimi, që jo në pak raste krijon një radhë të shumtë njerëzish. Rrjedhimisht, rreziku për përhapjen e koronavirusit shtohet, duke qenë se në radhët e njerëzve që mblidhen grumbull është krejtësisht e pamundur që të respektohet distanca e sigurisë prej një metër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë qeveria ka marrë vendimin që të mbyllë të gjitha aktivitetet kulturore e sportive në vend, si dhe anulimin e të gjitha konferencave dhe takimeve ku ka një grumbull njerëzish. Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment