Sociale

Koronavirusi ‘ngrin’ gjithçka! S’ka punë as në shtet, DAP: Rekrutimi në shërbimin civil shtyhet pa afat prej situatës

Departamenti i Administratës Publike njoftoi se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale që merr masa për evitimin e grumbullimeve dhe aktiviteteve publike prek edhe pjesën sa i takon rekrutimeve të reja. në një njoftim të tijin DAP nënvizon se kjo do të mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë nga autoritetet kompetente.
Featured image of article: Koronavirusi ‘ngrin’ gjithçka! S’ka punë as në shtet, DAP: Rekrutimi në shërbimin civil shtyhet pa afat prej situatës Foto ilustruese

Punësimet në administratë për vendet e lira të punës do të shtyhen deri në një moment të pacaktuar duke qenë se aktualisht nuk mund të zhvillohen proceset, që ndiqen për përzgjedhjen e kandidatuarave.

Departamenti i Administratës Publike njoftoi se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale që merr masa për evitimin e grumbullimeve dhe aktiviteteve publike prek edhe pjesën sa i takon rekrutimeve të reja. në një njoftim të tijin DAP nënvizon se kjo do të mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë nga autoritetet kompetente.

“Në vijim të gjendjes së emergjencës shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar Urdhrin nr. 222, datë 01.04.2020 “Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”.

Në zbatim të këtij urdhri, Departamenti i Administratës Publike njofton pezullimin e të gjitha procedurave të rekrutimit në shërbimin civil deri në një njoftim të dytë.

DAP po punon për dizenjimin e zgjidhjeve dhe metodave teknologjike për të përshtatur platforma online në funksion të zhvillimit të procedurave të konkurrimit, duke respekuar masat për parandalimin e COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas heqjes së masave parandaluese, DAP do të rivendosë në afat shpalljet përkatëse të publikuara dhe do të vijojë normalisht me zhvillimin e procedurave të konkurrimit në shërbimin civil” thuhet në njoftimin e DAP.

Në vijim të kësaj situate pothuajse të gjitha kornizat e njoftimeve të lidhura me shpalljet, pjesën aktive të tyre, përcaktimin në nivelin drejtues apo ekzekutiv janë bërë zero ashtu si pjesa e aplikimeve apo pozicioneve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të 2019-s në sektorin shtetërore ishin të punësuar 174 mijë persona. Në raport me një vit më parë, numri i të punësuarve në administratë është rritur me rreth 1,500 persona.

Të punësuarit në sektorin shtetëror përbëjnë 15% të totalit të të punësuarve në vend. Rreth 45% punojnë në sektorin privat jo bujqësor dhe 40% janë në sektorin privat bujqësor.

Marrë nga Monitor 

Shto Koment