Politike

Koronavirusi në vend/ Rama: Jemi përgjegjës për situatën nëse s’bëjmë asgjë për ta ndryshuar

Thënia e ditës e shpërndarë ka Rama ka të bëjë lidhur me përgjegjësinë për situatën që mund të gjendemi mbi të cilën mund të mos kemi ndikuar aspak.
Featured image of article: Koronavirusi në vend/ Rama: Jemi përgjegjës për situatën nëse s’bëjmë asgjë për ta ndryshuar Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë thënien e ditës, duke zgjedhur personazhin Martin Luther King Jr. Thënia e ditës e shpërndarë ka Rama ka të bëjë lidhur me përgjegjësinë për situatën që mund të gjendemi mbi të cilën mund të mos kemi ndikuar aspak.

“Mund të mos jemi përgjegjës ne për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi, nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar,”-shkruan Rama duke dhënë një mesazh në një kohë kur vendi është nën masa të rrepta për të luftuar koronavirusin. 

Prej disa kohësh, Rama poston në Facebook-un e tij çdo mëngjes thënie nga personazhe të ndryshëm por edhe nga librat e shenjtë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment