Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Flet mjeku Merkoçi: Testi shumë i rëndësishëm për të zbuluar të infektuarit, tregon rastin e Spanjës

Merkoçi ka theksuar se në një situatë të vështirë si kjo që ka "pushtuar" botën nga COVID-19 është shumë i rëndësishëm testimi, pasi sipas tij në Spanjë tashmë janë bërë testime masive për të zbuluar personat e infektuar nga virusi, efekt zinxhir që ndikon në mospërhapjen e koronavirusit.
Featured image of article: Koronavirusi në Shqipëri/ Flet mjeku Merkoçi: Testi shumë i rëndësishëm për të zbuluar të infektuarit, tregon rastin e Spanjës Arben Merkoçi

TIRANË– Ditën e djeshme akademiku dhe profesori shqiptar, Arben Merkoçi me veprimtari profesionale në Spanjë ka folur në një intervistë për “Ora News” lidhur me situatën që ka krijuar koronavirusi.

Merkoçi i cili drejton edhe njësinë kërkimore ”NANOAlb” në Shqipëri, në intervistë ka folur për trajtimin e të prekurve dhe rëndësinë e marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infektimit.

Ndër të tjera akademiku ka theksuar se në një situatë të vështirë si kjo, që ka “pushtuar” botën nga COVID-19 është shumë i rëndësishëm testimi, pasi sipas tij në Spanjë tashmë janë bërë testime masive për të zbuluar personat e infektuar nga virusi, efekt zinxhir që ndikon në mospërhapjen e koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në një situatë të tillë është shumë i rëndësishëm testimi, për të gjetur se kush janë të infektuarit. Duhen marrë masa mbrojtëse për të ndaluar përhapjen e infektimit. Pa diagnostifikim nuk mund të ketë edhe trajtim të të sëmurëve. Këtu në Spanjë ka edhe testime masive duke testuar anti-trupat për të parë nëse ka persona të infektuar.”- u shpreh Merkoçi.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment