Diaspora

Koronavirusi në Shqipëri e Kosovë, Këshilli Koordinues i Diasporës thirrje politikanëve: Kujdes në menaxhimin e situatës

Në një deklaratë zyrtare, Këshilli Koordinues i Diasporës shkruan se duhet punuar në menaxhimin e kësaj situate të vështirë duke anashkaluar dallimet politike.
Featured image of article: Koronavirusi në Shqipëri e Kosovë, Këshilli Koordinues i Diasporës thirrje politikanëve: Kujdes në menaxhimin e situatës Këshilli Koordinues i Diasporës

TIRANË– Këshilli Koordinues i Diasporës u ka bërë thirrje politikanëve të Shqipërisë dhe të Kosovës që të bëjnë kujdes në lidhje me menaxhimin e situatës në këtë kohë që vendi është pushtuar nga Covid-19. Në një deklaratë zyrtare, Këshilli Koordinues i Diasporës shkruan se duhet punuar në menaxhimin e kësaj situate të vështirë duke anashkaluar dallimet politike.

Deklarata e plotë

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli Koordinues i Diasporës: I bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë që të tregoj maturinë e duhur në menaxhimin e kësaj situate të paprecedent. I bën thirrje qeverisë së Kosovës që të punoj në menaxhimin e kësaj situate tëvështirëduke anashkaluar dallimet politike. Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shtëpie në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale. Interesi kombëtar kërkon nga udhëheqësit politik maturi dhe pjekuri për të mirën e kombit. Fton qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që të përgatisin paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës. Gjithashtu fton këtoqeveri që të komunikojnë dhe bashkëpunojnëmë shumë me bizneset në mënyrë që të bëhet e mundur puna e tyre në shërbim të konsumatorëve në të gjitha rastet kur kjo nuk sjell rrezikimin e shendetit të punëtorëve dhe konsumatorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fton qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës që specialistëve të shëndetësisë t’u jepet më shumëhapësirë në media në mënyrëqë t’i japin popullit mesazhe profesionale për menaxhiminsa më lehtë tësituatës. Në vendet e zhvilluara ku ne jetojmëekspertë të fushave të shëndetësisë dhe atyre sociale si dhe autoritetet lokale po luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetarët, gjë që nuk po e shohim sa duhet në vendlindje. Falenderon të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë në vendet tona dhe kudo ata ndodhen nëpër botë për kontributin shembullor në menaxhimin e kësaj situate.  Inkurajon bashkëpunimin mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisëkudo ndodhen dhe ndarjen e këshillaveprofesionale me komunitetet tona në diasporë në mënyrëqë menaxhimi i situatës të jetë sa më i lehtë për të gjithë. I bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritënë vendet ku jetojnë si e vetmja mënyrëpër menaxhimine situatës. Fton të gjithë bashkatdhetarët që kanë pyetje rreth situatëstëkontaktojnë institucionet përgjegjëse në vendet ku jetojnë, ambasadat dhe konsullatat si dhe ne si Këshill Koordinues i Diasporës. Fton të gjithëshqiptarët kudo ndodhen të kenëkujdes dhe tapërkrahim njëri-tjetrin në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë të paprecedent. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment