Politike

Koronavirusi në Shqipëri/ Bardhi kërkon sërish testime mavise, publikon renditjen e vendit: Rama, çfarë je duke fshehur?

VIDEO
Me anë të një statusi në Facebook, Bardhi ka publikuar edhe një tabelë të renditjes së vendeve, nisur nga shifrat e testimeve që janë bërë për qytetarët. 
Featured image of article: Koronavirusi në Shqipëri/ Bardhi kërkon sërish testime mavise, publikon renditjen e vendit: Rama, çfarë je duke fshehur? Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË– Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa për testim masiv. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar sërish informacion lidhur me numrin e kiteve të testimit që ka aktualisht në dispozicion vendi ynë. 

Me anë të një statusi në Facebook, Bardhi ka publikuar edhe një tabelë të renditjes së vendeve, nisur nga shifrat e testimeve që janë bërë për qytetarët. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është alarmante që jemi mes vendeve me rriskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve! Rama po gënjen sërish! Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor? Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?,”-shkruan Bardhi.

Që prej identifikimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, opozita ka kërkuar testime masive, sipas tyre për të ndjekur edhe instruksionet e OKB-së. Madje kanë ngritur dyshime edhe për numrin e tamponëve që ka në dispozicion qeveria shqiptare për të bërë testimet. Ndërsa kryeministri Edi Rama është përgjigjur se strategjinë e përballimit të koronavirusit në vend e kanë hartuar ekspertët. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment