Aktualitet

Koronavirusi në Itali/ Flet mjeku shqiptar nga Milano, Palloshi: Dëmin më të madh e ka bërë paniku sesa virusi, qyteti është zbrazur, operacionet e planifikuara janë anuluar (VD)

Ai ka deklaruar se dëmin më të madh në Itali e ka bërë paniku, sesa virusi. 
Featured image of article: Koronavirusi në Itali/ Flet mjeku shqiptar nga Milano, Palloshi: Dëmin më të madh e ka bërë paniku sesa virusi, qyteti është zbrazur, operacionet e planifikuara janë anuluar (VD) Altin Palloshi, mjek

Itali–Italia është e mbërthyer nga koronavirusi. Mjeku shqiptar, Altin Palloshi nga Italia ka deklaruar në emisionin “Open” se Milano është zbrazur. Sipas tij për këtë situatë dëmin më të madh e ka bërë paniku, sesa virusi.  Ai tha se janë anuluar operacionet e planifikuara në spitale dhe se kryen vetëm ato që janë urgjente.

“E vërteta është që puna vazhdon normalisht. Ndjekim këshillat. Ne si personel mjekësor jemi mësuar me sëmundje infektive. Ky virus i ri është një agjent infektiv plus i ditës sonë të përditshme. Ndoshta është rasti që njerëzit të kuptojnë se ne përballemi me infeksione çdo ditë. Panik nuk ka, por ka shqetësim. Milano mu duk e qetë, por pak e zbrazut. Njerëzit janë të shqetësuar. Jemi në pritje të direktivave të tjera, ne vazhdojmë punën, janë bllokuar operacionet e planifikuara. Lombardia është e ndarë në zona, Milano është në zonën B, ka rrezik, por jo zonë e mbyllur. Dëmin më të madh e ka bërë paniku, sesa virusi. Duhet të izolohen qytete se epidemia përhapet, prandaj bëhen edhe karantina.”, u shpreh mjeku  kardiolog Altin Palloshi nga Milano.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al

Shto Koment