Rajoni

Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 21 raste të reja dhe një viktimë gjatë 24 orëve

Deri më tani në vend numri i të infektuarve ka shkuar në 2,663 dhe i viktimave në 147.
Featured image of article: Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 21 raste të reja dhe një viktimë gjatë 24 orëve Mjekët epidemiolog

GREQI- Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se gjatë 24 orëve në Greqi janë raportuar 21 raste të reja dhe 1 person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Deri më tani në vend numri i të infektuarve ka shkuar në 2,663 dhe i viktimave në 147.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Tsiodras ka deklaruae se 36 pacientë tashmë ndodhen të intubuar ndërsa 82 persona kanë lënë terapinë intensive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 261,243 qytetarë. Vendet më të prekura janë Amerika, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 72.767 qytetarët dhe janë infektuar 1,242,267. Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali janë shënuar 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 25, 857 qytetarë.

Burimi;Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment