Bota

Koronavirusi, ministri gjerman i Shëndetësisë: 27 vendet anëtare të BE-së do e marrin në të njëjtën kohë

Ministri i Shëndetësisë tha do jenë 2 miliardë doza të vaksinës në dispozicion, me shpresën e uljes së valës së madhe të koronavirusit. 
Featured image of article: Koronavirusi, ministri gjerman i Shëndetësisë: 27 vendet anëtare të BE-së do e marrin në të njëjtën kohë Jens Spahn
Përditësuar:

GJERMANI– Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të marrin në të njëjtën kohë vaksinën anti-COVID-19.

Ai ka deklaruar se në kuadër të solidarizimit të vendeve të Bashkimit Evropian, do jenë 2 miliardë doza të vaksinës në dispozicion, me shpresën e uljes së valës së madhe të koronavirusit. 

“Në kuadër të solidarizimit të BE-së, 27 vendet anëtare do të kenë qasje në të njëjtën kohë në vaksinë. Të gjitha vendet anëtare duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar teksa po afrohen pushimet e fundvitit në Evropë,”-shtoi ai.

Pavarësisht deklaratave të ministrit gjerman,  ende nuk dihet se kur do nisë vaksinimi i vendeve të Europës pasi firmat Biontech dhe Pfizer e kanë shtyrë miratimin për furnizimin me vaksina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje, Agjencia Evropiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike “Biontech” dhe partnerit të saj amerikan “Pfizer” për miratimin e vaksinës anti-COVID-19, ndërsa shkaqet e këtij vendimi nuk dihen ende.

(kle.mu./dosja.al)

 

Shto Koment