Aktualitet

Koronavirusi/ Me maska dhe doreza, efektivët e FNSH-së dhe patrullat ushtarake vijojnë aksionin në 8 qytete, ngrihen 70 pika kontrolli

Vijon aksioni në terren për identifikimin e personave që kanë ardhur nga Italia dhe nuk janë vetëizoluar.

Tiranë- Policia e Shtetit në bashkëpunim me patrullat ushtarake ka ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Në terren janë duke u kryer kontrolle për personat që kanë ardhur javët e fundit nga Italia dhe nuk janë vetëizoluar për 14 ditë. Deri më tani janë identifikuar deri më tani 100 persona që kanë ardhur nga Italia javët e fundit dhe nuk janë vetëizoluar, ndërkohë vijon aksioni në terren.

Njoftimi:

Pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus. Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus. Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë. Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fundmi nga Italia.

J.V/Dosja.al

Shto Koment