Politike

Koronavirusi/ Komisioni kërkesë Kuvendit: Duam shtryrjen e afatit të Reformës Zgjedhore, afati i fundit 30 qershor

Pas shtyerjes së afatit të fundit me 9 mars, ku edhe u vendos si afat përfundimi data 15 prill, Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka kërkuar më shumë kohë për realizimin e Reformës Zgjedhore, duket që do të kërkoj shtyerjen e sërishme të afatit të veprimtarisë së komisionit, kësaj radhe deri më 30 qershor 2020.  
Featured image of article: Koronavirusi/ Komisioni kërkesë Kuvendit: Duam shtryrjen e afatit të Reformës Zgjedhore, afati i fundit 30 qershor Foto ilustruese

TIRANË– Shtyhet sërish afati për realizimin e Reformës Zgjedhore. Shkak për shtyrjen është bërë situata e krijuar në vend nga koronavirusi.

Pas shtyerjes së afatit të fundit me 9 mars, ku edhe u vendos si afat përfundimi data 15 prill, Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka kërkuar më shumë kohë për realizimin e Reformës Zgjedhore, duket që do të kërkoj shtyerjen e sërishme të afatit të veprimtarisë së komisionit, kësaj radhe deri më 30 qershor 2020.  

Projekt-vendimi i paraqitur do të paraqitet për t’u miratuar në seancën e ardhshme plenare të parlamentit shqiptar, e cila do të zhvillohet javën që vjen më datë 16 prill.

Kërkesa

Mbledhja e fundit është zhvilluar në fillim të marsit, ku opozita jashtëparlamentare depozitoi disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve. Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve. Miratimi i një reforme-zgjedhore me pëlqimin e të gjitha palëve, është një prej kushteve të vendosura për çeljen e negociatave të Shqipërinë me BE-në.

Deri më tani Shqipëria ka shënuar 416 të infektuar dhe 23 viktima nga koronavirusi. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment