Bota

Koronavirusi/ Kina asnjë rast të ri nga pandemia, Amerika ‘mendon’ lirinë, nis me objektet fetare

Pandemia e koronavirusit qarkullon ende. Deri më tani raportohen për të paktën 5.2 milionë të infektuar dhe 338 mijë të vdekur.
Featured image of article: Koronavirusi/ Kina asnjë rast të ri nga pandemia, Amerika ‘mendon’ lirinë, nis me objektet fetare Foto ilustruese

BOTË– Koronavirusi duket se ka humbur fuqinë e infektimit por sërish shifrat janë tejet të larta. Deri më tani raportohen për të paktën 5.2 milionë të infektuar dhe 338 mijë të vdekur. Kina nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga rastet e reja që u shënuan pas heqjes së karantinës.

Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vendosur që të hapë të gjithë objektet fetare duke u shprehur se ato janë shërbime thelbësore. Mirëpo propozimi i tij bie ndesh me ato të guvernatorëve, të cilët janë kundër me frikën për një valë të dytë.

Meksika ka vendosur një tjetër rekord për vdekjet në ditë nga Covid-19, duke shënuar
479 jetë të humbura, duke e çuar totalin në 6.989 viktima. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur lëvizjet politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilltari kryesor i kryeministrit Boris Johnson, Dominic Cummings po përballet me thirrje për të dhënë dorëheqjen pasi shkeli rregullat e karantinës në një kohë kur kishte shfaqur shenjat e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

  • 10:38

    ‘Ishte si kartë xholi’/ Shkencëtarët kanadezë ‘përveshin mëngët’: Jemi të tronditur, kanabisi lufton koronavirusin

    Foto ilustruese

    Një ekip studiuesish kanadezë mendojnë se kanë gjetur lloje të forta kanabisi që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe në trajtimin e koronavirusit. Studiuesit e Universitetit të Lethbridge kanë bërë me dije se kanë mbledhur të dhëna katër viteve të fundit për të mund të gjetur fakte që kanabisit të ketë vlera kundër COVID-19. Olga dhe Igor Kovalchuk kanë punuar me efektet e kanabisit që nga viti 2015, të cilët kanë përdorur varitete të ndryshme nga gjithë bota. “Ka shumë informacione të dokumentuara se kanabisi ndikon tek kanceri, inflamacioni, mbipesha etj. Kur filloi COVID-19, Olga kishte idenë që të rishikonim të dhënat dhe ta përdornim për kurimin e pandemisë. Ishte si një kartë ‘Jokeri’ për ne.” Ndërsa ata theksuan se duheshin më shumë hulumtime, studimi dha shpresë se kanabisi, nëse provohet se modulon enzimën, mund të dëshmojë një strategji të besueshme për uljen e ndjeshmërisë së sëmundjes, si dhe të bëhet një shtesë e dobishme dhe e sigurt për trajtimin e Covid-19.

  • 10:38

    Studimi i Universitetit të Gjenovës për Covid-19: Në Liguria filloi të qarkullonte më 8 dhjetor

    Filippo Ansaldi

    Italia një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi ka rregjistruar mbi 32 mijë viktima që pre fillimit të shpërthimit. Ndonëse është raportuar se virusi në Itali shpërtheu në fund të shkurtit, vjen një tjetër studim që zbulon se virusi në Liguria të Italisë ka shpërthyer që në 8 dhjetor. Datë kjo që tregon se virusi ka qarkulluar në botë shumë më parë sesa ka raportuar Kina rastin e parë në fund të dhjetorit të 2019. Rezultati i këtij studimi mësohet nga çështja e parë që u konfirmua në Codogno. Ky studim kryqëzon të dhënat midis skanerit të mushkërive dhe qeseve të dhuruesve të gjakut të kryera nga Universiteti i Gjenovës. “Ne kemi analizuar shtimin e pneumonive intersticionale dhe i kemi krahasuar ato me qeset e gjakut të disa donatorëve. Ata kishin zhvilluar antitrupa IgG për Covid që në fillim të janarit dhe, duke marrë parasysh dritaren e inkubacionit, arrijmë në mesin e dhjetorit. Sidoqoftë, studimi shkon më tej në kohë: Potencialisht, më 8 dhjetor koronavirusi filloi të qarkullojë në Liguria.”– ka deklaruar epidemiologu Filippo Ansaldi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 130 viktima, duke e çuar në 32,626 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga Covid-19. Ndërkohë gjatë orëve të fundit  janë regjistruar 652 raste të reja, dhe numri i të prekurve në total ka shkuar në 228,658.

  • 8:26

    ‘Janë qendra jetike’/ Presidenti Trump merr vendimin: Objektet fetare të rihapen këtë fundjavë!

    Donald Trump

    Presidenti Donald Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë. “Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha Presidenti Trump në komentet për shtyp të premten.

    “Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare,” shtoi presidenti. “Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë,” u shpreh presidenti. “Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim,” vazhdoi presidenti në konferencën për shtyp. Nuk është e qartë se çfarë mund të bëjë presidenti në këto rrethana.

    Guvernatorë në disa shtete kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se grumbullime në mjeside të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami, rrisin rrezikun për infektim.

Shto Koment