Sport

Koronavirusi infektoi lojtarin e Superligës, reagon Federata Shqiptare e Futbollit

Futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore
Featured image of article: Koronavirusi infektoi lojtarin e Superligës, reagon Federata Shqiptare e Futbollit Foto ilustruese

Federata Shqiptare e Futbollit është kujtuar me vonesë të reagojë mbi rastin e një futbollisti të Bylisit, i cili është prekur nga koronavirusi.  Me një njoftim zyrtar, FSHF shkruan se është njohur me rastin dhe se klubi ballshiot pas testeve rezulton se nuk ka asnjë lojtar tjetër të prekur.

“Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar.

FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan FSHF.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment