Sport

Koronavirusi godet yllin e Kosovës, klubi i njohur publikon lajmin në një postim në Facebook

Lojtari dardan ka kryer menjëherë testet sapo ka ndjerë simptomat e para dhe tani ka nisur karantinën në shtëpinë e tij
Featured image of article: Koronavirusi godet yllin e Kosovës, klubi i njohur publikon lajmin në një postim në Facebook Përfaqësuesja e Kosovës

ZVICËR– Mirlind Kryeziu është futbollisti i rradhës që preket nga koronavirusi. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i cili luan aktualisht te Zyrich në Superligën helvete do të duhet të nisë karantinën. Lajmin që lojtari është prekur nga Covid-19 e ka bërë zyrtare klubi i tij në faqen zyrtare në Facebook.

Lojtari dardan ka kryer menjëherë testet sapo ka ndjerë simptomat e para dhe tani ka nisur karantinën në shtëpinë e tij. Ky është rasti i parë që infektohet një lojtar në futbollin zviceran.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment