Sport

Koronavirusi godet Juventusin, pas Ronaldo-s është rradha e mesfushorit

Pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori i talentuar amerikan Weston McKennie, i cili iu bashkua bardhezinjve vetëm këtë verë
Featured image of article: Koronavirusi godet Juventusin, pas Ronaldo-s është rradha e mesfushorit Juventus

ITALI-Pas Interit, rradhën e ka Juventus që goditet nga koronavirusi. Vetëm 24 orë pas infektimit të Ronaldos, pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori i talentuar amerikan Weston McKennie, i cili iu bashkua bardhezinjve vetëm këtë verë.

Futbollisti kishte mbetur në Torino gjatë këtyre ditëve, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin planifikuar ndeshje, ndërsa në tamponët e kryer ditën e djeshme ka rezultuar pozitiv dhe është vendosur menjëherë në karantinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga tani deri të premten pasdite, futbollistët që kanë qenë këto ditë në qendrën stërvitore të klubit bardhezi do t’u nënshtrohen testeve për të parë nëse do të ketë të prekur të tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment