Sport

Koronavirusi fut në kolaps futbollin, klubet italiane dhe franceze po mendojnë të shkurtojnë pagat

Skuadrat paguajnë shifra marramendëse pēr lojtarët dhe stafin dhe për këtë në Francë po tentojnë t’ia kalojnë këtë barrë shtetit.
Featured image of article: Koronavirusi fut në kolaps futbollin, klubet italiane dhe franceze po mendojnë të shkurtojnë pagat Foto ilustruese

ITALI- Në një kohë kur e gjithë bota e futbollit është paralizuar nga virusi Covid-19, presidentë e klubeve të futbollit kanë filluar të bëjnë faturat financiare që dukshëm rëndojnë në xhepat e tyre.

Skuadrat paguajnë shifra marramendëse pēr lojtarët dhe stafin dhe për këtë në Francë po tentojnë t’ia kalojnë këtë barrë shtetit. Kujtojmë që në Francë, shteti kompenson pagat deri në 4,5 herë më shumë se paga minimale dhe shoqëria paguan 70% të pagave bruto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nderkohe ne Itali, presidenti i federatës Gravina e konsideroi uljen e pagave të lojtarëve nje mundesi reale dhe opsion që duhet të pranohet ne ketë situatë të veshtirë, ndërsa skuadrat e Serie A kërkojnë nga ministri i sporteve,Spadafora, të ndihmojë skuadrat financiarisht.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment