Sport

KORONAVIRUSI/ Ekipi spanjoll i jep fund karantinimit 14 ditor, lojtarët e kaluan pa simptoma virusin

Ekipi nga “Mestalla” është skuadra më e prekur nga Covid-19, teksa në Spanjë bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 25% të lojtarëve përfshirë edhe stafin. Te Valencis janë prekur rreth 10 futbollistë dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.
Featured image of article: KORONAVIRUSI/ Ekipi spanjoll i jep fund karantinimit 14 ditor, lojtarët e kaluan pa simptoma virusin Foto ilustruese

SPANJË-  Këtë fundjavë lojtarët e skuadrës së Valencias përfundojnë karantinimin. Mediat në Spanjë raportojnë se asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin.

Ekipi nga “Mestalla” është skuadra më e prekur nga Covid-19, teksa në Spanjë bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 25% të lojtarëve përfshirë edhe stafin. Te Valencis janë prekur rreth 10 futbollistë dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantina 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias. Gazeta spanjolle “AS” raporton se deri më tani janë konfirmuar mbi 64 mijë raste pozitive, derisa nga ky virus kanë vdekur 4.932 persona.

(e.ç/dosja.al)

Shto Koment