Kulture

ME VIDEO/ Koronavirusi e zë në Pogradec, aktori Muharrem Hoxha: Ngela duke larë duart e s’po shoh armik! Batuta me Enkel Demin: Je për t’u martuar për së dyti, mua gruaja më zhvesh në ballkon

Në një lidhje me emisionin e Mëngjesit në "Abc News", Hoxha tha se ka ngelur atje por që deri më tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndër të tjera, aktori u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndronin brenda në shtëpi, pasi ky është një armik i panjohur dhe i rrezikshëm. Mes bisedës në emision, moderatori Enkel Demi tha se e shikon në gjendje shumë të mirë aktorin, saqë mund të martohej sërish.
Featured image of article: ME VIDEO/ Koronavirusi e zë në Pogradec, aktori Muharrem Hoxha: Ngela duke larë duart e s’po shoh armik! Batuta me Enkel Demin: Je për t’u martuar për së dyti, mua gruaja më zhvesh në ballkon Muharrem Hoxha dhe Enkel Demi
Përditësuar:

TIRANË– Muharrem Hoxha, aktori mjat i dashur i humorit ka rrëfyer se pas bllokimit të lëvozjeve për shkka të Covid-19 ka mbetur në Pogradec, në shtëpinë që ka atje, ku kishte shkuar të kalonte disa ditë me të shoqen. Në një lidhje me emisionin e Mëngjesit në “Abc News”, Hoxha tha se ka ngelur atje por që deri më tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndër të tjera, aktori u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndronin brenda në shtëpi, pasi ky është një armik i panjohur dhe i rrezikshëm. Mes bisedës në emision, moderatori Enkel Demi tha se e shikon në gjendje shumë të mirë aktorin, saqë mund të martohej sërish.

Pjese nga biseda:

Enkel Demi: Si je me shëndetin?

Muharrem Hoxha: Deri më tani jam mirë, skam pas asnjë problem.

Enkel Demi: Pse je në Pogradec se ne jemi mësuar me thënë Rrema i Durrësit?

Muharrem Hoxha: Kam ngecur në Pogradec, më kapi koronavirusi.

Enkel Demi: Ke ngelur në një bujtinë, hotel apo shtëpi tënden?

Muharrem Hoxha: Kam një shtëpi në Pogradec dhe më zuri këtu koronavirusi bashkë me gruan. Koha është shumë e bukur në Pogradec por duhet të rrimë në shtëpi. Mosha e katër i bie 70 vjeç apo mosha e 5?

Enkel Demi: Jo more se i ke bërë llogaritë gabim, i bie mosha e dytë.

Muharrem Hoxha: Mosha e dytë po.

Enkel Demi: Në këtë formë që të shof unë dhe pse ke gruan afër mendoj se ke kohë me u martua edhe një herë.

Muharrem Hoxha: Mos e thuaj ti se pa e thënë ti, e thotë vetë kjo .

Enkel Demi: Dje ke thënë se po të ndihmojnë disa vullnetare me ilaçe dhe ushqime?

Muharrem Hoxha: Është e vërtetë pasi kam telefonuar kryetarin e bashkisë, dhe e pyeta se e pyeta nëse kanë grupe punë. Po më tha. Me lekë apo pa lek i thash dhe më tha se këtë të dytën me lekët e tua (shaka.)Kanë ardhë menjëherë dhe me kanë sjellë çfarë kisha nevojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Enkel Demi: Ke ngelur në banesë përballë liqenit vetëm me gruan?

Muharrem Hoxha: Vetëm me gruan dhe pyeta doktor Piperon, nëse mund të dilja në breg të liqenit. Me tha që të rri në ballkon e ta shikoj liqenin e ishalla po vinte liqeni tek unë.  Ne kemi bërë një film komedi me Arjan Çuliqin, dhe kemi pas pjesë që thoja se luftën e Parë Botërore e kalova me sukses por të dytës s’po i jap dot drejtim, nuk po dimë kush është armiku, nuk po e shohim. Dal te ballkoni nuk ka njeri, dal te dera nuk ka njeri mor po kush është ngelëm duke la duart.

Enkel Demi: E rëndësishme është që të zbatojë karantinën edhe me këtë shpirt humori të lajmë duart dhe kamët. Aq  më tepër që njohim njerëzit e shtëpisë. Si të duket gruaja?

Muharrem Hoxha: Unë të them sinqerisht që ishalla nuk zgjat shumë sa më pak dhimbje për vendin tonë ishalla, se ne pak jemi aq sa jemi. Kur dëgjoj se sa kanë vdekur në vendet e tjera them me vete Zot  i Madh por dhe ne duhet të ruhemi. Duhet me nejt brenda se me atë që po dëgjojmë është e vështirë. Jua them sinqerisht dhe ju gazetarëve mirë na thoni ne mos dilni, po ju gazetarët nuk ju zë ju ca bëni ju, apo ju njohin ju.

Enkel Demi: Ne dalim me orë të kufizuara, dhe pasi kaloj disa barriera alkooli dhe ka fillu me më zënë, respektojmë distancën dhe gjëja më komike është kur shkojmë në shtëpi na thotë gruaja me u zhvesh në ballkon. Janë dhe disa masa të kësaj natyre falë zotit në ditën e 8 nuk kemi asnjë problem.

Muharrem Hoxha: Ju rujtë zoti të gjitheve.  Faleminderit për prezantimit por nuk jam Nderi i Kombit por Mjeshtër i Madh.

Enkel Demi: s’të kanë bërë Nder i kombit akoma?

Muharrem Hoxha: Jo jo vetëm gruaja më ka bërë nderi i shtëpisë.

Enkel Demi: Epo ta dëgjojë Ilir Meta këtë thirrje se ditë karantine le të të bëjë Nderi i Kombit ctë keqe ka.

Muharrem Hoxha: Faleminderit ishalla po e marr pas karantinës.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment