Showbiz

Koronavirusi e ndau nga fëmijët, kantautori rrëfen pengun: Kam ngelur vetëm me nusen, ata janë në Itali dhe situata është e rëndë

Leka tha se koronavirusi e ka ndarë me fëmijët, të cilët janë në Itali dhe se atje është shumë e rëndë situata.
Featured image of article: Koronavirusi e ndau nga fëmijët, kantautori rrëfen pengun: Kam ngelur vetëm me nusen, ata janë në Itali dhe situata është e rëndë Gjergj Leka
Përditësuar:

TIRANË– Kantautori i njohur Gjergj Leka ka rrëfyer merakun e madh që ka në këtë situatë ku Covid-19 ka mbërthyer edhe Shqipërinë. Në një lidhje me Skuype në programin “Historia ime”, Leka tha se koronavirusi e ka ndarë me fëmijët, të cilët janë në Itali dhe se atje është shumë e rëndë situata.

Pjesë nga biseda

Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë?

Gjergj Leka: Si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi, që bëj dhe programin, se e kam kaluar në shtëpi dhe kam me çfarë ta mbush kohën. Por merakun më të madhe e kam në Itali, ku kam familjen, se u ndamë.

Mirela Milori: Është vajza?

Gjergj Leka: Kam gjithë familjen atje, unë jam vetëm në Shqipëri edhe nusja, dy vetë jemi. Të gjithë i kam atje dhe ju e dini situata atje është shumë e rëndë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirela Milori: Flet me ta përditë besoj?

Gjergj Leka: Flas çdo ditë me telefon, por dhe atë me problem sepse nuk kanë ku të mbushin dhe telefonat aty. Është dhe një problem tjetër, edhe telefonat i mbushim me leje, kanë filluar të dalin njëherë në 3-4 ditë, edhe për gjërat shumë të nevojshme. Janë kujtuar vonë ti marrin këto masa, fatkeqësisht.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment