Sport

Koronavirusi e goditi të parin, më në fund një lajm i mirë për Juventusin

Rugani do të dalë nga dhoma ku po qëndron aktualisht pas Pashkëve!
Featured image of article: Koronavirusi e goditi të parin, më në fund një lajm i mirë për Juventusin Nga ndeshja e fundit e Interit me Juventusin

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë në Serie A që u diagnostikua me COVId-19. Shtatlarti u fut menjëherë në karantinë, por dëmet ishin bërë, pasi Matuidi dhe Dybala rezultuan të prekur pas tij.

Ai rezultoi pozitiv më 11 mars, ndërsa agjenti i tij Davide Torchia ka dhënë lajmin e mirë për Radio Sportiva. “Periudha e karantinës së tij do të mbarojë shumë shpejt, do të mbyllet në ditët e ardhshme. Ai do të jetë i lirë para Pashkëve dhe do të lërë dhomën ku po qëndron.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ai po stërvitej normalisht me ekipin kur temperatura e tij shkoi 37.4 vija. Ai bëri menjëherë testin dhe doli pozitiv. Fatmirësisht e kapi shpejt dhe arriti ta neutralizonte në kohë”, – tha agjenti i tij.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment