Sport

Koronavirusi bën kërdinë, anglezët quajnë të pavlefshëm sezonin për futbollin amator

Të gjitha skuadrat kanë rënë dakord. Në anën tjetër, shpëton National League (divizioni i pestë)
Featured image of article: Koronavirusi bën kërdinë, anglezët quajnë të pavlefshëm sezonin për futbollin amator Foto ilustruese

Anglia deri tani, ashtu si ligat e tjera të futbollit europian, ende nuk ka marrë një vendim për Premier League në këtë valë të frikshme të koronavirusit, por për futbollin amator po.

Sipas BBC, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që nga kategoria e shtatë e poshtë sezoni ka mbaruar dhe nuk do të luhet më për këtë vit futbollistik. Të gjitha skuadrat kanë rënë dakord. Në anën tjetër, shpëton National League (divizioni i pestë).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të vazhdojë gjithçka sipas programit në Premier League, Championship, League One, League Two dhe Conference League, por edhe Rajonalet bashkë me National League. Më saktë, do të merret një vendim i mëtejshëm.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment