Bota

Koronavirus nuk ndal britanikët, të rinjtë ‘harbohen’ në klubet e natës

Të rinjtë britanikë duket se kanë shfrytëzuar lehtësimin e masave duke vazhduar të organizojnë festa të shthurura.

BRITANI– Pandemia e koronavirus ndaloi për disa muaj jetën normale duke mbyllur mijëra lokale dhe biznese. Me lehtësimin e masave nga autoritetet ka ardhur dhe hapja e klubeve të natës në Britani.

Të rinjtë britanikë duket se kanë shfrytëzuar lehtësimin e masave duke vazhduar të organizojnë festa të shthurura.

Në festën e të shtunës, shumë britanikë ‘zaptuan’ rrugët kryesore në qytet, disa prej tyre të dehur e disa të shtrirë në rrugë. Kjo ishte panorama që të rinjtë britanikë ofruan në qytet në të njëjtën kohë kur u shënuan 148 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç shikohet dhe në foto të rinjtë britanikë as që bëhet fjalë të zbatojnë masat e sigurisë.

Burimi: Dailystar

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment