LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi 4000 të infektuar, koronavirusi është një sëmundje e autokracisë kineze

29 Janar 2020, 19:48 Nga DOSJA
Mbi 4000 të infektuar, koronavirusi është një sëmundje

TIRANË– Një shpërthim i një koronavirusi të ri që filloi në qytetin kinez Wuhan ka infektuar tashmë mbi 4,000 persona – kryesisht në Kinë, por edhe në disa vende të tjera, nga Tajlanda në Francë e deri në Shtetet e Bashkuara – dhe ka vrarë më shumë se 100 persona. Duke pasur parasysh historinë e Kinës për shpërthime sëmundjesh – përfshirë SARS dhe gripin e derrit afrikan – dhe ndërgjegjësimin e dukshëm të zyrtarëve për nevojën për të forcuar aftësinë e tyre për të trajtuar “rreziqet kryesore”, si mund të ndodhte kjo?

Nuk duhet të habitemi që në Kinë historia po përsëri veten. Për të ruajtur autoritetin e saj, Partia Komuniste e Kinës duhet ta mbajë publikun të bindur që gjithçka po shkon sipas planit. Kjo do të thotë mbulim sistematik të skandaleve dhe mangësive që mund t’i bëjë liderët e partisë të duken keq, në vend që të bëjnë atë që është vërtet e nevojshme për t’iu përgjigjur kësaj që ka ndodhur.

Ky sekret patologjik pengon aftësinë e autoriteteve për t’iu përgjigjur shpejtë epidemive. Epidemia SARS e viteve 2002-2003 mund të ishte frenuar shumë më shpejt nëse zyrtarët kinezë, përfshirë ministrin e shëndetësisë, nuk do të fshinin qëllimisht informacione nga publiku. Pasi u zbatuan masat e duhura për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes, SARS u frenua brenda disa muajve.

Megjithatë, Kina duket se nuk ka vënë mend. Edhe pse ka ndryshime të rëndësishme midis epidemisë së koronavirusit të ditëve të sotme dhe shpërthimit të SARS – përfshirë aftësinë shumë më të madhe teknologjike për të monitoruar sëmundjet – Partia Komuniste e Kinës mund ta ketë zakon t’i fshehë gjërat.

Për të qenë të sigurt, në pamje të parë, qeveria e Kinës duket se është më e gatshme në lidhje me shpërthimin e fundit. Por, edhe pse rasti i parë u raportua më 8 dhjetor, komisioni shëndetësor komunal në Wuhan nuk lëshoi ​​një njoftim zyrtar deri disa javë më vonë. Dhe, që nga atëherë, zyrtarët e Wuhan e kanë minimizuar seriozitetin e sëmundjes dhe qëllimisht kanë kërkuar të shtypin mbulimin mediatik të kësaj epidemie.

Ai njoftim pohoi se nuk kishte asnjë provë që sëmundja e re mund të transmetohej midis njerëzve dhe pretendoi se asnjë punonjës i kujdesit shëndetësor nuk ishte infektuar. Komisioni i përsëriti këto pretendime më 5 janar, edhe pse deri atëherë ishin konfirmuar 59 raste. Edhe pasi më 11 janar u raportua vdekja e parë, komisioni vazhdoi të këmbëngulte se nuk kishte prova që ai mund të transmetohej midis njerëzve apo që punëtorët e kujdesit shëndetësor ishin prekur.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kritike, kishte pak lajme që mbulonin shpërthimin e kësaj epidemie. Censorët kinezë punuan me zell për të hequr referencat për shpërthimin e epidemisë nga sfera publike, gjë e cila është sot shumë më e lehtë sesa ishte gjatë kohës së epidemisë së SARS, falë kontrollit më të ashpër që qeveria ka mbi internetin, median dhe shoqërinë civile. Policia ka heshtur njerëz “për përhapje thashethemesh” për sëmundjen.

Sipas një studimi, referencat për shpërthimin e këtij virusi në WeChat – një rrjet social kinez për shkëmbime mesazhesh – arritën kulmin midis 30 dhjetori dhe 4 janarit, rreth kohës kur komisioni shëndetësor komunal në Wuhan e pranoi për herë të parë shpërthimin e këtij virusi. Por përmendjen e sëmundjes pas kësaj ranë.

Referencat për koronavirusin e ri u shtuan më 11 janar, ku u raportua vdekja e parë, por më pas u zhdukën shpejt përsëri. Vetëm pas 20 janarit – pas raportimeve për 136 raste të reja në Ëuhan, si dhe për raste në Pekin dhe Guangdong – qeveria përsëriti përpjekjet e saj per censurim. Përmenda e koronavirusit shpërtheu ngado.

Megjithatë, përpjekjet e qeverisë kineze për të mbrojtur imazhin e saj rezultuan të kushtueshme, sepse ato dëmtuan përpjekjet fillestare për përmbajtje. Autoritetet kanë ndërruar sistem tani dhe strategjia e tyre tashmë duket se është se sa seriozisht po e merr qeveria këtë sëmundje duke imponuar masa drastike: një ndalim udhëtimi në Wuhan dhe qytetet fqinje në provincën Hubei, të cilat së bashku kanë një popullsi prej 35 milionë banorësh.

Në këtë pikë, nuk është e qartë nëse dhe deri në çfarë mase nevojiten apo janë efikase këto masa. Ajo që është e qatë është se keqmenaxhimi fillestar i shpërthimit të koronavirusit nga ana e Kinës, nënkupton se mijëra njerëz do të infektohen, qindra mund të vdesin dhe ekonomia, tashmë e dobësuar nga borxhi dhe lufta tregtare, do të marrë një goditje tjetër.

Por ndoshta pjesa më tragjike e kësaj historie është se ka pak arsye për të shpresuar që herën tjetër do të jetë ndryshe. Mbijetesa e shtetit një partiak varet nga sekreti, shtypja e medias dhe kufizimet e lirive civile. Pra, edhe kur presidenti kinez Xi Jinping kërkon që qeveria të rrisë aftësinë e saj për të trajtuar “rreziqet kryesore”, Kina do të vazhdojë të dëmtojë vetë sigurinë e saj, dhe atë të botës,  në mënyrë që të forcojë autoritetin e Partisë Komuniste të Kinës.

Kur liderët e Kinës më në fund të shpallin fitore ndaj shpërthimit të këtij virusi, ata padyshim do t’ia japin meritat për këtë lidershipit të Partisë Komuniste. Por e vërteta është e kundërta e kësaj. Edhe njëherë partia është përgjegjëse për këtë fatkeqësi.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2020, 18:42

DURRËS– Kjo është Josilda Ndreaj studentja shqiptare që deri para disa ditësh jetonte në Wuhan epiqendrën e koronavorusit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe st...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni