Rajoni

Koronavirus edhe në Kosovë, tre persona të infektuar me covid-19, Kurti merr urgjent masat për ndalimin e përhapjes

Preket edhe Kosova nga koronavirusi. Dje u identifikuan dy rastet e para; një i moshuar dhe një 20-vjeçare italiane. Sot u konfirmua rasti i tretë, i afëm i 77-vjeçarit. Kryeministri Albin Kurti ka nisur me izolimin e vendit për të parandaluar përhapjen.
Featured image of article: Koronavirus edhe në Kosovë, tre persona të infektuar me covid-19, Kurti merr urgjent masat për ndalimin e përhapjes Koronavirusi në Kosovë

KLINË– Kosova shënon tre rastet e para me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin u shppreh se dy të infektuarit ishin të moshës 20 dhe 77-vjeçare.

E reja ishte një shtetase italiane, ndërsa i moshuari vinte nga Komuna e Vitisë në Kosovë. Ndërsa i infektuari i tretë është i afërm i 77-vjeçarit. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile.

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve, IKSHPK filluan me gjurmimin e kontakteve të dy personave që janë takuar me dy të infektuarit me covid-19, për të cilat janë marrë të gjithë masat e izolimin. Ndërkohë qeveria e Kosovës, ka marrë me urgjencë masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë globale.

Kryeministri, Albin Kurti ka marrë vendimin që të mbyllë të gjtiha baret, lokalet e natës, qendrat tregtare si dhë të pezullojë të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Gjithashtu, çdo emigrant i kthyer në vend do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë pas kontrolleve. Vetëm farmacitë dhe ushqimoret do të qëndrojnë hapur. Ndërsa kompanotë private janë urdhëruar që të organizojën punën e tyre nga shtëpia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të mbyllë kufijtë më 16 Mars në orën 00:00, dhe do të ndalohen fluturimet me Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Zvicrën. Linjat ajrore mund të vijnë vetëm për të marrë udhëtarë, e jo edhe për të sjellë.

Ndërkohë është mbyllur edhe kufiri me Shqipërinë, e cila ka shënuar ditën e sotme plot 33 të infektuar, me një të moshuar që ka ndërruar jetë. 

Ditën e djeshme në Kosovë u kofirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili u shpreh se dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

(k.m/dosja.al)

  • 12:27

    DETAJE/ Ja si është gjendja e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, flasin mjekët

    Zbulohen detaje nga gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile. Madje asnjë prej të infektuarve nuk ka pasur probleme e as simptoma të theksuara. Megjithatë duhet të kalojnë dy apo tre ditë për të konsideruar, që të infektuarit e kanë kaluar rrezikun më të madh të infektimit nga pandemia.

  • 12:08

    Shënohet i infektuari i 3-të me koronavirus në Kosovë, ishte i afërm me 77-vjeçarin me covid-19 nga Stublla

    Foto ilustrueseShënohet i infektuari i 3-të me koronavirus në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia, në një konferncë për mediat. Sipas Vitisë, i infektuari është një familjar i pacientit 77-vjeçar, i cili rezultoi dje pozitiv me covid-19. Ndërkohë nuk janë bërë të ditura të tjera detaje lidhur me moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore.

    Deklarta e plotë:

    Në radhë të parë falendëroj secilin nga ju në këto rrethana të jashtëzakonshme. Kemi bërë maksimumin që të mbesim në listën e shteteve me risk të ulët. Gatishmëria e institucioneve ka mundësuar që ta kalojmë më shumë pak pasoja këtë situatë. Sic jeni njoftuar mbrëmë, sapo janë njoftuar rastet e para të infektuara, qeveria ka marrë masa të reja për menaxhim të situatës. Sot me keqardhje po iu njoftoj edhe për një rast të infektuar me koronavirus.  Është një familjar i pacientit nga Stublla e Vitisë

  • 7:33

    Kurti mbyll aeroportin e Prishtinës në datën 16, linjat nuk sjellin dot më udhëtarë

    Pamje nga aeroporti

    Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vendosur që Kosova të mbyllë të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë pas indentifikimit të dy rasteve të para me koronavirus. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të mbyllë dyert nga data 16 Mars në orën 00:00 dhe të gjitha fluturimet të cilat ishin ndaluar nga Gjermania, Italia, Franca dhe Zvicra do të mund të marrin udhëtarë por jo të sjellin.

    “Deri më 16 mars, në orën 00:00, kanë mundësi të aterojnë aeroplanët pa udhëtarë, në mënyrë që më pas udhëtarët që kanë mbetur në Kosovë mund të kthehen në këto shtete”, ka thënë zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

Shto Koment