Sport

Koreografi me mesazh për Adem Jasharin, Drita mposht Prishtinën dhe është +2 pikë

Kjo ishte thjesht fantastike!
Featured image of article: Koreografi me mesazh për Adem Jasharin, Drita mposht Prishtinën dhe është +2 pikë Koreografia e sotme

“Ju na mësuat si duhet atdheu!”

Këto ishin fjalët e zgjedhura nga tifozët e Dritës së Gjilanit në koreografinë e sotme për ndeshjen kundër Prishtinës. Me figurën e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së, i cili u vra në kohën e luftës për Pavarësi, vendësit morën një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj kryeqytetasve.

Kastriot Rexha shënoi i pari për Dritën, por Otto John barazoi rezultatin në pjesën e dytë. Astrit Fazlliu, ish-sulmuesi i Partizanit, megjithatë, arriti të shpëtonte skuadrën e tij dhe t’i jepte tri pikët me një gol të bukur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drita tashmë ka dy pikë më shumë se Prishtina.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment